Shqipëria, vendi i katërt për hetimin e më shumë rasteve në bashkëpunim me Eurojust
Delegacioni i BE thekson se Shqipëria vlerësohet veçanërisht, për nivelin e lartë të bashkëpunimit në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve ndërkufitare.
Shqipëria renditet si vendi i katërt për hetimin e më shumë rasteve në bashkëpunim me Eurojust për vitin 2022.
Delegacioni i BE në Tiranë njoftoi sot se, agjencia e BE-së për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust) shënoi një tjetër vit të suksesshëm duke publikuar raportin e saj për vitin 2022.
Delegacioni i BE thekson se Shqipëria vlerësohet veçanërisht, për nivelin e lartë të bashkëpunimit në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve ndërkufitare.
Në tabelën e publikuar nga delegacioni i BE-së, një postim në rrjetet sociale, Shqipëria renditet në vendin e katërt me numrin më të madh të rasteve Eurojust, 85 të tilla.
“Shqipëria po dëshmon edhe një herë se është një vend partner i besueshëm në çështjet e sigurisë dhe të drejtësisë”, shprehet delegacioni i BE-së.