Rama: Nis së shpejti puna për sheshin fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se së shpejti do të nisë puna për sheshin fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se së shpejti do të nisë puna për sheshin fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës.
Kryeministri ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti i sheshit fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës, i cili pritet të jetë një tjetër atraksion në kryeqytet.
Qeveria e Katarit ka miratuar një grant prej 11 milionë eurosh për realizimin e këtij projekti.
Sheshi i ri do të ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët.
Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.