Henry Kissinger, diplomati më i madh i Shekullit XX, mbush sot 100 vjeç
Henry Kisinger ka lindur më 27 maj 1923 në Fürth, Bavari (Gjermani), në një familje me origjinë hebraike.
Nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist
Henry Kissinger, i konsideruar si diplomati më i madh i Shekullit XX mbush sot 100 vjeç!
Henry Kisinger ka lindur më 27 maj 1923 si Heinz Alfred Kissinger në Fürth, Bavari (Gjermani), ne një familje me origjinë hebraike.
Familja e tij mundi të largohej nga Gjermania naziste në vitin 1938, në fillim në Angli dhe më pas ne SHBA.
Nga 1,440 ebrej qe kishte Furth ne vitin 1938, rreth 1,100 u zhduken gjate Holokaustit.
Djaloshi qe ne rinine e tij luante futboll me te rinjte e skuadres lokale SpVgg Fürth (asokohe tre here kampione e Gjermanise), ne saje te intelektit te tij te jashtezakonshem dhe vendit (SHBA) ku mendja dhe talenti inkurajohen, do te studjonte ne Harvard dhe do te behej Sekretar i Departamentit te Shtetit ne vitin 1973. Po ate vit ai ka fituar edhe Çmimin Nobel per Paqen.
Por kurrë nuk do te harronte endrren e tij rinore per futbollin.
Megjithese 89 vjec me 15 shtator 2012 ai do te ishte ne stadiumin e Furth ne debutimin e pare te skuadres se tij te zemres SpVgg Fürth ne Bundesligen gjermane.
Ne stadiumin Sportpark Ronhof Thomas Sommer ne Furth ai ka nje vend ne tribunen qendrore ku nuk ulet njeri tjeter.
Kisinger eshte i famshem edhe si “womanizer” ne jeten e tij private.
Megjithese i martuar dy here : Nancy Maginnes (1974) dhe Ann Fleisher (1949 – 1964), ai ka patur shume lidhje romantike, midis te cilave edhe me aktore te tilla si: Samantha Eggar (1972 – 1973), Jill St. John (1970 – 1973), Candice Bergen (1970), Joanna Barnes (1970 – 1972), Marlo Thomas, Barbara Walters , Elizabeth Taylor apo Gina Lollobrigida.