“Tirana International Tattoo”, spektakli i tatuve në Pallatin e Kongreseve
Tri ditë show i pazakontë, një organizim i përsosur dhe me tatuazhistë ndërkombëtarë
Nga Dash Frashëri, botuesi i Bloger.al
“Tirana International Tattoo EXPO”!
Një spektakël i jashtëzakonshëm! Një organizim kompleks dhe i kuruar në çdo detaj. Me dhjetëra studio tatuazhesh të instaluar në Pallatin e Kongreseve dhe mijëra vizitorë kureshtarë, por edhe me disa qindra, vajza dhe djem që bëjnë tatuazhe me grafikat e dëshiruara në panairin më të pazakontë, të zhvilluar në tri ditë: 26, 27 dhe 28 maj.
Për mua si botues i Bloger.al, por edhe një dashamirës i artit dhe vizitor i rregullt i panairëve, ky ishte një ndër më befasuesit.
Një punë kolosale e organizuar me profesionalizëm nga Olsi Sejdi – një tatuazhist i njohur dhe importuesi më i madh i produkteve për të bërë tatuazhe dhe që numëron mbi 274 mijë ndjekës në Facebook dhe 54 mijë të tillë në Instagram – në bashkëpunim edhe me studiot e tatuve jo vetëm nga Shqipëria,nga vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, por dhe nga Europa, Gjermania, Italia, apo dhe nga Norvegjia.
Nga Italia janë edhe Rocco Buono, Tonio Lenoci dhe Filippo Lattarulo.
Juli, përveçse ka studion e tij të instaluar në hollin e Pallatit të Kongreseve, bën pjesë edhe në stafin e madh të organizatorëve të Panairit.
“Jam pjesë e organizimit dhe gjithashu kam dhe studion time që konkurroj. Jemi 75 artistë, përveç studiove mbështetëse që janë furnizuese me pajisje për tatuazhet, që menaxhohen nga Olsi dhe njerëzit e tij. Përveç artistëve shqiptarë, nga të huajt kemi italianë, maqedonas, grekë, italianë, por edhe gjermanë. Kjo është hera e dytë që organizojmë një panair për tatuazhet,i pari u organizua te hoteli Mak Albania, por ky i këtij viti është më i madh dhe me më shumë artistë. Tatuazhi nuk është më një tabu në Shqipëri, dikush ia dedikon dikujt, një tjetër kujton diçka. Tashmë edhe febrat janë të shumta që bëjnë tatuazhe”, tha Juli për Bloger.al.
Me një kalendar aktivitetesh brenda Panairit, me një revistë të posaçme “Albania Tatoo Mag”, por edhe me dhënie çmimesh ditore për më të mirët, tatuazhet e vizatuara dhe tautazhistët realizues, nga një juri ndërkombëtare prej pesë vetash, dhe me kritere mjaft strikte për përcaktimin e fituesve, të shoqëruar me pllakatin dhe dhuratën përkatëse.
Tatuazhet janë nga më të veçantat, të dizenjuara me shumë kujdes dhe dashuri, ashtu si motivet që të pasionuarit pas tatuazheve kanë zgjedhur të zbukurojnë përjetësisht trupat e tyre.
Olsi Tani, i cili tatuazhet i ka bërë tek Albi Tattoo, thuajse e ka mbuluar të gjithë.trupin e tij, për të cilin ai është krenar.
“Pasioni im për tatuazhet ka nisur qysh në moshë të re. I kam pasur shumë qejf. Kam shumë tatuazhe të tipe të ndryshme. Tani më është bërë një mani”, tha Olsi për Bloger.al.
Shumë tautazhistë përdorin rrjetet sociale, kryesisht Instagramin për të reklamuar punët e tyre, por që sigurojnë edhe klientë të rinj,përveç atyre besnikë
“Tani është më e thjeshtë që të zgjedhësh se me cilën studio do që të bësh tatuazhin”, tha Olsi.
Kosovari me banim më Gjermani, Stefan Muler, dhe me emrin e studios së tij “Art of Eternity” (Arti i Përjetësisë), ka zgjedhur të zbukurojë trupin e klienti të tij, një tatuazh gjigant me motive patriotike, ku në qendër të kompozimit është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një realizim shumë profesional dhe i përsosur.
Pasioni për të zbukuruar trupin me tatuazhe, nuk njeh moshë apo gjini, për ata nuk ka rëndësi nëse je i ri apo e re, siç është dhe rasti i djalosjit Ndue, që e ka bërë tatuazhin e parë që 14 vjeç.
Nuk mungojnë as tautazhistet femra, si Melisa Gremi (merlis_tattoos) ‘TenTattoo”, ashtu si vajzat që bëjnë tatuazhe dhe janë krenare për to.
Tatuazhisti shqiptar me emri e artit ‘Kensi”, punon në Pragë, më Republikën Çeke, ku sipas tij, kërkesat nga njerëzit për të bërë tatuazhe janë më të shumta dhe motivet e tyre janë nga më të pazakontat dhe të personalizuara, larg traditës shqiptare. Klientët e tij janë të shumtë, përfshirë edhe nga Gjermania. Ai operon përmes Instagramit për të siguruar klientelën e tij.
Te artisti “Pipero” radha është e madhe. Tatuazhet masive, në fakt, kërkojnë shumë orë punë, por ai ka krijuar një ekip të vogël tautazhistësh.
Ndarja ditore e çmimeve është një spektakël më vete. Shumë emocionues. I shoqëruar me duartrokitje për punimet e artistëve.