“Kompleksiteti i thjeshtësisë”

(Shënim për interpretimin e koncertit nr 2 për piano dhe orkestër të Frederik Shopen nga pianist Dhurata Lazo dhe orkestra ““Simfonietta Vidin”, Bullgari)


Nga Vasil S.  Tole

Nuk mund të mos shkruaja disa impresione pasi pashë dhe dëgjova interpretimin e mrekullueshëm të koncertit nr. 2 për piano dhe orkestër në Fa minor, op. 2, të Frederik Shopenit (1810-1849), i interpretuar nga pianiste Dhurata Lazo, e shoqëruar nga orkestra “Simfonietta Vidin”, Bullgari, e drejtuar nga dirigjenti Peter Diitrov.

Ky koncert është i pari në rradhën e dy koncerteve që Shopen ka shkruar për piano, edhe pse në botimet e tij të mëpastajme  u konisderua i dyti në rradhë. Eshtë koncerti i shkruar kur Shopeni ishte afërsishtë 20 vjeç, ende në procesin e mbylljes së studimeve të tij muzikore, por nga ana tjetër ishte koha kur Ai po jepte shenjat se një krijues me një qasje tjetër, më të zhvilluar ndaj instrumentit dhe muzikës për piano, po i vinte botës muzikore. Ky është koncerti që vetë Shopeni e interpetoi si premiere në 17 mars të vitit 1830, edhe për faktin se elemente të veçanta të tij, në pikëpamje të teknikës pianistike ishin jashtëzakonisht të përparuara. Koncerti ndërtohet në tre kohë, I. “Maestoso”, II, “Larghetto” dhe III. “Allegro Vivace”.

Pianiste Lazo mund të them me plot gojën që muzikën e Shopenit e ka prej vitesh pjesë të formimit të saj pianistik. Kjo ndihej qartë në disa elemente të lojës së saj:

-i pari “tingulli i qartë dhe i kulluar Shopenian në lojën e saj”, qartësia e gjuhës muzikore të tij që të fut në atmosferën e kohës,

– “teknika brilante pianistike” (nuk është e tepërt të them që koncerti u interpretua pa part, shenjë e zotërimit maksimal të gjithë partiturës,

– “loja me kontraste” e cila qartësoi për publikun kalimin nga njera kohë tek tjetra, “madhështorja” tek koha I, për ti lënë vendit kohës së II, e cilësuar si muzika me një “bukuri të pashoqe”, për të mbërritur tek kontrastet e kohës së III, aq të evidentuara edhe për shkak të formës së rondo-sonatës etj.

Nuk është e tepërt të them që Dhurata Lazo vjen në interpretimin e këtij koncerti pas një experience të gjatë si soliste koncertiste, e sidomos njohjes në perfeksion të literaturës pianistike solo, të muzikës së dhomës me piano apo dhe ato koncertale.

Kur shkrova në titull “Kompleksiteti i thjeshtësisë”, kisha parasysh pikërisht arritjen e një caku maksimal të zotërimit të instrumentit nga pianiste Lazo, i cili natyrshëm të çon më pas në një nivel ku komunikimi dhe përcjellja e muzikës për publikut bëhet shumë e natyrshme, shenja më e qartë që kemi të bëjmë me një profesioniste “të thekur”. Pa dashur të bëj ndonjë krahasim që çalon, të njëjtën ndjenjë thjeshtësie e kisha përjetuar më herët në një interpretim të po këtij koncerti nga legjenda e pianos Arthur Rubinstein, i cili me siguri është një model, shpesh i pakalueshëm për të gjithë pianistët që interpretojnë vepra të mëdha të kësaj natyre.

Vasil S. Tole, kompozitor

Bukurinë lojës së pianistes ja shtonte edhe bashkëpunimi mes saj, dirigjentit dhe orkestrës, të cilët e tregonin qartë harmoninë që ekzistonte mes tyre në interpretimin e këtij koncerti, nga më të bukurit e literaturës muzikore pianistike botërore.

I urojmë suksese të tjera pianistes sonë e cila luan një rol të pazëvendësueshëm edhe krahas të tjerëve instrumentistë e këngëtarë shqiptarë në botë, për promovimin ndër të tjera edhe të muzikës sonë kombëtare.

(shih Dhurata Lazo – Chopin- Piano Concerto No. 2 – YouTube)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…