Osmani i uron fitoren presidentit të Turqisë, Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve të sotme presidenciale.

Osmani ka shkruar në Twitter se derisa Erdogan do të vazhdojë ta udhëheq Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pret të punojnë së bashku për të ndërtuar bashkëpunimin e shkëlqyer të dy shteteve tona.

Presidenti turk, Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin për zgjedhjet presidenciale, të mbajtura sot në Turqi.

Erdogan kishte kundër-kandidat, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se sot ka fituar populli i Turqisë.

“Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’, tha presidenti Erdogan pas balotazhit të zgjedhjeve të së dielës./KosovaPress/

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…