Ambasada e Spanjës prezanton shkrimtarët Manuel Méndez Guerrero dhe Alfredo Villaverde Gil
Akiviteti u zhvillua në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve mes Spanjës dhe Shqipërisë.
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua prezantimi i librave “El Molino de Ana” dhe “La Orotava en 12 horas”, të shkrimtarit Manuel Méndez Guerrero, si dhe “La Casa de la Paz”, “La Cocina de Sancho Panza dhe “Madridi” nga shkrimtari Alfredo Villaverde Gil.
Ambasadori i Spanjës, Álvaro Renedo Zalba, u shpreh se aktiviteti Zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve mes Spanjës dhe Shqipërisë.
POSTIMI I AMBASADES SPANJOLLE
Sot në?Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua prezantimi i librave “El Molino de Ana” dhe “La Orotava en 12 horas”, të shkrimtarit Manuel Méndez Guerrero, si dhe “La Casa de la Paz”, “La Cocina de Sancho Panza dhe “Madridi” nga shkrimtari Alfredo Villaverde Gil.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i Shoqatës për Paqe dhe Bashkimin e Mesdheut,
Z. Luis Castro Martinez.
Ambasadori i Spanjës, Álvaro Renedo Zalba, u shpreh se aktiviteti i sotëm zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve mes Spanjës ?? dhe Shqipërisë ?? dhe se librat që janë prezantuar sot, ofrojnë një pasqyrë të historisë së turizmit spanjoll, kulturës, gastronomisë dhe elementë të tjerë që kanë të përbashkët të gjitha vendet mesdhetare dhe Shqipëria në veçanti.
Ambasadori theksoi gjithashtu vlerën strategjike të sektorit të turizmit dhe rritjen e madhe të turistëve spanjollë në Shqipëri, e cila u shumëfishua pothuajse katërfish në vitin 2022 krahasuar me 2021-in.
Falenderojmë Departamentin e Spanjishtes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si dhe të gjithë profesorët dhe studentët që ishin të pranishëm në prezantim.
Sot në?Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua prezantimi i librave "El Molino de Ana" dhe …
Posted by Embajada de España en Tirana on Tuesday, May 30, 2023