Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi organizon Festivalin e Gastronomisë

Në emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë mori pjesë Oficerja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj


Në ambientet e Universitetit Webster u zhvillua Festivali i Gastronomisë, organizuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi – Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα, i cili kishte për qëllim promovimin e gastronomisë, traditave dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Sipas Ambasadës shqiprtare në Greqi, ky festival, i kthyer në traditë vjetore për shoqatën, bëri bashkë shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët shijuan gatime tradicionale shqiptare, prodhime tradicionale, vepra artistike të punuara në dorë, kostume karakteristike popullore dhe u dha mundësinë shoqatave shqiptare pjesëmarrëse të prezantojnë dhe promovojnë traditën e tyre të veçantë kulinare dhe kulturore, duke u dhuruar të pranishmve një ndjenjë të veçantë me aromë Shqipërie.

Në emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë mori pjesë Oficerja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj, e cila, pasi përgëzoi shoqatën për organizimin e këtij aktiviteti, i uroi suksese të mëtejshme në punën e saj dhe nënvizoi se Ambasada mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë çdo iniciativë që synon në promovimin e traditave dhe kulturës shqiptare në diasporë.

? Athinë| Në ambientet e Universitetit Webster u zhvillua Festivali i Gastronomisë, organizuar nga Lidhja e Gruas…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Tuesday, May 30, 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…