Komisioni i Jashtëm miraton ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për shtetësinë”.


Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për shtetësinë”.
Për të prezantuar këtë projektligj ishin të ftuar zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila, i cili u shpreh se ndryshimet e propozuara në ligjin aktual bazohen në vlerësimin pas konstatimeve të disa problematikave gjatë zbatimit të tij si dhe në interesin kombëtar, në fushën e sportit, arsimit dhe shkencës.

“Një risi që solli ligji në fjalë, krijonte lehtësi duke ofruar mundësinë e fitimit të shtetësisë për kontribut të spikatur në fushën e sportit, por në nenin 9 të ligjit aktual, përveç lehtësirave ka dhe një përkufizim që duhet të ketë moshën 18 vjeç. Ky është një nga ndryshimet që kemi paraqitur. Kjo ka ardhur edhe si kërkesë e FSHF-së që argumentoi me rastet e sportistëve, që fillojnë aktivitetin në mosha të vogla, kjo më tepër për ekipet tona kombëtare të moshave 15, 16, 17 apo 18 vjeç. Ishte kërkesë e tyre për raste të veçanta, kjo ishte arsyeja e ndryshimit”, tha ai.

Sipas tij, “një tjetër ndryshim është në rastin kur një fëmijë i lindur në Shqipëri nga prindër me shtetësi tjetër që janë rezidentë në Shqipëri, mund të marrë shtetësinë me pëlqimin e prindërve”.

“Në nenin 9, për rastet e fitimit të shtetësisë, në ligjin aktual është kusht mosha 18 vjeç, ne e heqim këtë gjë për interes kombëtar që specifikohet në fusha të caktuara interesi, që në rastin konkret është sporti, ka talente, që mund të angazhohen në ekipet tona kombëtare, ky përcaktim i moshës 18 vjeç, i penalizonte për t’u angazhuar. Heqja e kufirit të moshës dhe shtesa në nenin 4 për shtetasit e huaj që nuk kanë moshën 18 vjeç, shtetësia shqiptare mund të fitohet vetëm me pëlqimin e prindërve”, u shpreh Mahila përpara anëtarëve të komisionit.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.