Rama: Të krijohet mbështetje paraanëtarësimi për vendet e Ballkanit Perëndimor

Rama në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business”, që po zhvillohet në Sllovaki.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i një mbështetje paraanëtarësimi do t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin frymë më normalisht.

Rama mori pjesë sot në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business”, që po zhvillohet në Sllovaki.

Në fjalën e tij, Rama tha se ishte diçka fatkeqe që BE-së iu desh një luftë për t’u zgjuar.

“Ne në Ballkanin Perëndimor mund ta kuptonim përmes dhimbjes e frustrimit se BE po ecte në një mënyrë si sonambul dhe mundëm të kuptonim se nuk kishte një vizion strategjik. Edhe pse ngriheshin shqetësime gjeopolitike në mënyrë rutinore lidhur me aktorët e tretë, asgjë konkrete nuk bëhej”, tha Rama.

Sipas tij “momenti më befasues i hendekut midis këtyre fjalimeve rutinë dhe asaj çfarë ndodhte ishte kur goditi pandemia dhe kur të gjithë u izoluan tërësisht”.

“Pamë vendet e BE-së që nxitonin të ruanin veten brenda mureve të kufijve të tyre. Me vaksinat bënë një shpërndarje që skarcoi tërësisht faktin që kishte 6 vendeve në kufijtë e BE-së që kishin po të njëjtën nevojë. Ajo që ndodhi ishte që ne si shqiptarë vrapuam te Turqia, ndërkohë Serbia te Kina dhe Rusia, Maqedonia e Veriut vrapoi te të gjitha, e kështu me radhë, për të gjetur ndihmë për të shpëtuar jetët. Nëse nuk do të ishte për presidentin e Turqisë, Shqipëria do të ishte përballur me shumë më tepër vdekje, ndërkohë që BE përkujdesej thjesht për veten e vet dhe nuk e di se sa kohë u desh që ata të kthenin sytë nga ne”, shtoi ai.

Ndërkohë ai tha se me agresionin rus Evropa dhe BE u zgjua dhe më së fundi çeli bisedimet e anëtarësimit pak përpara.

“Tani është shumë e qartë ne nuk mund të presim për nuk di se sa vite të tjera për të pasur mbështetje të mirëfilltë për sa i përket konvergjencës, sepse hendeku po thellohet.
Flasin shumë që duan të na mbështesin, në fakt e bëjnë, por sërish shifrat janë të pamëshirshme, 90 % e mbështetjes për infrastrukturë, për energjinë e kështu me radhë vjen përmes huave dhe vetëm 10 % përmes granteve. Kur shkojmë te grantet përqindja më e madhe e tyre është ndihmë teknike”, shtoi ai.

Kjo, sipas tij, duhet të ndryshojë. “Unë nuk jam naiv dhe nuk kërkoj që për vendet e Ballkanit Perëndimor BE duhet të ketë shpërndarje të drejtpërdrejtë të buxhetit të saj, sepse të gjithë e dimë se kur vjen fjala për para, solidariteti europian është vetëm një optimizëm dhe më pas lufta për të marrë paratë është njësoj si në çdo bursë të pamëshirshme. Megjithatë duhet krijuar diçka e re që do të marrë formën e një mbështetje paraanëtarësimi që do të ndihmonte vendet tona të merrnin frymë më normalisht”, shtoi ai. /ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.