Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje, as shuarje të ASA, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: Fuqizohet liria akademike dhe rritet bashkëpunimi në kuadër të studimeve albanologjike.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi në konferencën e shtypit të organizuar sot në Akademinë e Shkencave e për vendimin e Qeverisë për rikthimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike theksoi se:
Institutet deri dje në përbërje të ASA-s, siç shprehet ligji, nuk varen, por bëhen pjesë e rrjetit kërkimor akademik, duke administruar vetë buxhetin dhe vendimmarrjen.
Në këtë aspekt fuqizohet liria akademike dhe rritet bashkëpunimi në kuadër të studimeve albanologjike.
Bashkëpunimi për tri projektet madhore në albanologji ka provuar se bashkimi është zgjidhja për të realizuar misionin e intitucionit tonë.
Kalimi i Akademisë së Studimeve Albanologjike nga një institucion në varësi të Qeverisë në sistemin e Akademisë së Shkencave është kalim prej varësisë politike në autonomi akademike.
ASA dhe institutet e saj shkëputen nga mbikqyrja e ekzekutivit pra Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre shkencore si njësi të kërkimit shkencor pranë Akademisë së Shkencave e Shqipërisë.