Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës!

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua sot Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit


Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u inaugurua sot Akademia e Çiklizmit, një hapësirë e standardizuar e stërvitjes dhe garave për të vegjlit. Përveç pistës prej 280 metrash, në këtë hapësirë ka edhe kënde të tjera lojërash dhe hapësira për fëmijë, në mes të parkut të gjelbër të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inauguroi në ditën e fëmijëve Akademinë e parë të Çiklizmit, u shpreh se çdo vit bashkia e Tiranës i ka surprizuar më të vegjlit me një projekt të ri për 1 Qershor.

“Stacionet më të rëndësishme të bashkisë i kemi të lidhura me 1 Qershorin. Beteja jonë e madhe e parë ka qenë për parkun e fëmijëve. Pastaj, 1 Qershorin e kaluar hapem Kopshtin Zoologjik. 1 Qershorin përpara hapem Parkun Rinia dhe më rezultojnë se të gjitha kanë qenë projekte të debatuar.a Sikur gjithë këtë energji që harxhojmë duke penguar njëri-tjetrin, ta çonim për të krijuar një qytet dhe një hapësirë më të mirë për fëmijët, do kishim ecur edhe më shpejt. Për sa kohë që çdo 1 Qershor hapet një tjetër hapësirë për fëmijët, pas parkut Rinia, këndit të lodrave, këndi TIKA, Kopshtit Zoologjik, tani kemi këtë stacion këtu, unë besoj se vërtet duhet të mësohemi me logjikën që çdo vit të jemi pak më mirë se ç’ishim vitin tjetër,” u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë njoftoi gjithashtu se, së shpejti merr jetë projekti i përbashkët me GIZ dhe KfW për transportin e shpejtë publik në Tiranë.

“Ne sapo kemi hapur edhe garën me GIZ dhe KfW për transportin publik në Tiranë. Ky është një lajm i mirë edhe për ata që përdorin transportin privat, edhe për ata që përdorin transportin publik. Me kolegët e GIZ dhe KfW ishim në atë presionin që ta jep fushata, të thuash marrëzi të gjërave që nuk bëhen, por për ata që planifikojnë e menaxhojnë punë serioze duhen thënë vetëm ato që mund të bëhen e mund të realizohen dhe që për Tiranën është gjetja më e mirë. Më vjen mirë që me GIZ dhe KfW po përgatitemi për një mega projekt të lëvizjes së shpejtë me autobus, që unë besoj që është një formulë win-win, përfitojnë edhe ata që përdorin transportin publik, sigurisht edhe transporti privat,” deklaroi ai.

Veliaj i ftoi të gjithë prindërit të regjistrojnë fëmijët në sport. “Për të gjithë qytetarët, ne do të jemi të hapur çdo ditë, me fokus kryesisht në fundjavë, por kjo akademi është ftesë për të gjitha shkollat. Ftesa është edhe për të gjithë prindërit, sidomos këtë vit që jemi Qyteti Evropian i Sportit: Blini një biçikletë, regjistrojini fëmijët në një kurs sportiv, blijuni një top, merruni me aktivitet fizik! Kur shikoj që fëmijët po luajnë edhe me biçikleta, po bëjnë edhe yoga, po përgatiten edhe për kalçeto, do të thotë që i kemi të gjithë mundësitë sot. Sot nuk ka justifikime – s’ka vend, s’ka hapësirë, s’ka mundësi – sepse i kemi të gjitha këto”, e mbylli Veliaj fjalën e tij. /ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…