Manja takon shefin e Inspektoratit Francez të Drejtësisë, Straudo

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në një takim Christophe Straudo, shef i Inspektoratit Francez të Drejtësisë.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në një takim Christophe Straudo, shef i Inspektoratit Francez të Drejtësisë.

Manja bëri të ditur se me Straudon ndau qëndrimin e përbashkët për rolin e rëndësishëm që kanë Inspektorati Francez i Drejtësisë dhe ILD në Shqipëri, si garantë kushtetues të llogaridhënies së sistemit të drejtësisë në të dy vendet.

“Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Metanit, me rezultatet e prekshme të punës, si në aspektin e hetimeve disiplinore dhe në atë të rekomandimeve në kuadrin rregullator, u kthye në një institucion të besueshëm për publikun shqiptar”, vlerësoi Manja.

Ai falënderoi Straudon për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri dhe e garantoi që Ministria e Drejtësisë do të ofrojë gjithë mbështetjen e duhur për ILD sipas ligjit.

“Për ne, një sistem drejtësie i pavarur, i aftë dhe i ndershëm, është themeli i demokracisë dhe lirisë së çdo qytetari”, theksoi Manja.

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…