Lirimi i Tahirit, Kim: Shumë zhgënjyese për sistemin e drejtësisë
Ambasadorja e SHBA e cilësoi zhgënjyese për sistemin e drejtësisë, lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim e cilësoi zhgënjyese për sistemin e drejtësisë, lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe lënien e tij në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim u shpreh se, këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant për anëtar të BE-së dhe duhet të refuzohen me vendosmëri.
Kim u shpreh se, SHBA e konsiderojnë korrupsionin si një kërcënim thelbësor për sigurinë kombëtare.
“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkueshmërisë dhe favorizimit për disa vazhdojnë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant për anëtar të BE-së dhe duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsiderojnë korrupsionin si një kërcënim thelbësor për sigurinë kombëtare. Ata që marrin përsipër të bëjnë ose pranojnë kërcënime dhe nxitje – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim në rrjetet sociale.
1/3 “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. https://t.co/uRvuorycpk
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) June 2, 2023