Kumbaro: Shqipëria do të presë liderët europianë të turizmit vitin e ardhshëm

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në takimin e 68-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit në Sofje


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mori pjesë në takimin e 68-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit në Sofje, ku Shqipëria u votëbesua unanimisht për ta organizuar vitin tjetër këtë event.

Kumbaro njoftoi se pritet pjesëmarrja e 40 ministrave të Turizmit, si një mundësi e vyer për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në nivelin më të lartë të politikëbërjes.

Gjatë fjalimit të saj, ministrja Kumbaro tha se “në vitin 2022 pritëm 7,5 milionë vizitorë të huaj, duke u renditur në krye të vendeve me rikuperimin më të shpejtë të turizmit pas pandemisë. Shqipëria që po bëhet mikpritëse e brandeve ndërkombëtare të hotelerisë me pesë yje, por njëkohësisht ruan edhe bujtinat e vogla që ofrojnë eksperiencën e traditës dhe ushqimit bio”, duke falënderuar edhe UNWTO për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore e Turizmit, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për sa i përket rekuperimit të rritjes së flukseve turistike në vitin 2023, krahasuar me vitin 2019 që përkon me periudhën e para pandemisë.

Gjatë qëndrimit në Sofje, ministrja Kumbaro pati takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili dhe homologë të vendeve të tjera të Evropës ku Shqipëria është mbështetur maksimalisht për modelin e saj të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe gatishmërinë për t’u përshtatur me sfidat e reja që shtron kjo industri në nivel global.

Organizimi i Konventës Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë, FESTA, në fillim të muajit prill u vlerësua gjatë takimit të 68-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit për promovimin e vizionit për ta zhvilluar industrinë e turizmit në përputhje me ruajtjen e mjedisit.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.