Vllaznia, kampione e U-16 për vajza
Vllaznia U-16 për vajza është shpallur kampione e edicionit të dytë të kampionatit për vajza për këtë grupmoshë.
Vllaznia U-16 për vajza është shpallur kampione e edicionit të dytë të kampionatit për vajza për këtë grupmoshë.
Shkodranet siguruan titullin e dytë radhazi në kampionatin U-16 të vajzave pasi mposhtën ekipin e Tiranës me rezultatin 2-1 në finalen e luajtur pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”.
Shkodranet ishin më dominuese në këtë takim, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë me sulmuesen e ekipit, Klaudia Borcin. Avantazhi i dyfishtë nuk e ndaloi ekipin shkodran të provonte edhe golin e tretë, ndërsa nuk munguan rastet as nga ekipi i Tiranës. Bardheblutë ngushtuan rezultatin në minutën e fundit të takimit, por goli i shënuar nga Alesia Cinaj nuk mjaftoi për ekipin kryeqytetas.
Shkodranet shpallen kështu kampione të Shqipërisë për herë të dytë radhazi për këtë grupmoshë. Sakaq, për ekipin e “Tiranës”, kjo ishte finalja e parë në kampionatin U-16.
Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës për “Vllazninë” kampione, që iu dorëzuan shkodraneve të vogla nga legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari.