INSTAT: Popullsia më 1 janar 2023 rezultoi 2.761.785 banorë
Popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie me 1.1 %, krahasuar me 1 janar 2022.
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezultoi 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1.1 %, krahasuar me 1 janar 2022.
INSTAT publikoi raportin mbi popullsinë në Shqipëri më 1 janar 2023.
Sipas raportit, gjatë vitit 2022 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë sesa vdekje.
Numri i imigrantëve në vitin 2022 ishte 13.963 persona, 51.9 % më shumë, krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10.5 % më shumë, krahasuar me vitin 2021.
Migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) shënoi një përmirësim të lehtë, krahasuar me një vit më parë nga -32.853 në -32.497 banorë në 2022.
Më 1 janar 2023, popullsia e Tiranës zinte rreth 33. 5 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10.5 % dhe 9.8 % përkatësisht.