Manja: 167 procedime ndaj krimit të organizuar gjatë 2022

Ministri i Drejtësisë: SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë hetimit të veprave penale që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve të lartë


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se gjatë vitit 2022, SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë hetimit të veprave penale që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve të lartë, duke u fokusuar kryesisht në sektorin e fondeve publike.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Manja foli mbi punën e kryer nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme gjatë vitit 2022.

Manja tha se vihet re një rritje e hetimit të çështjeve për sa i përket krimit të organizuar.

“Ne inkurajojmë Prokurorinë e Posaçme që fokusi i saj të orientohet edhe në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar edhe aseteve të tij, edhe pse ka përparim të dukshëm të sekuestrimit të aseteve nga krimi”, tha ai.

Ministri kërkoi që të shihet me një këndvështrim tjetër lufta kundër krimit të organizuar, pasi ka një impakt të rëndësishëm edhe në rritjen e besimit të opinionit publik te sistemi i drejtësisë.

Lidhur me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale dhe hetimit, Manja theksoi se është forcuar kontrolli i prokurorëve mbi oficerët e Policisë Gjyqësore.

“Në vitin 2022 është rritur edhe numri i hetimeve proaktive. Në luftën kundër korrupsionit Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK ka rritur rolin aktiv si përmes hetimeve të filluara ashtu edhe me kryerjen e hetimeve proaktive dhe me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit për veprat penale në fushën e korrupsionit”, tha ai.

Manja theksoi se për vitin 2022 ka rritje të konfiskimeve të vendosura nga gjykata mbi asetet e krimit të organizuar, me kërkesë të prokurorit.

“Janë 167 procedime të regjistruara në fushën e krimit të organizuar. Nuk ka rritje në krahasim me vitin 2021, janë vetëm 3 procedime më shumë”, tha ai.

Për sa i takon veprave penale kundër terrorizmit, Manja tha se ka një ulje të numrit të çështjeve të regjistruara me 8 çështje më pak.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…