Dhjetëra liderë botërorë në ceremoninë e betimit të Erdogan
Zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende do të marrin pjesë në betimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende do të marrin pjesë në betimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Në ceremoninë në Kompleksin Presidencial do të marrin pjesë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, përfaqësues të nivelit parlamentar dhe ministror, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Shteteve Turke (OTS), NATO-n dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OIC).
Erdogan do të bëjë betimin në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) në orën 14:00 me orën lokale dhe do të fillojë mandatin e tij të ri.
Ai do të marrë mandatin nga Kryetari i Përkohshëm i Asamblesë së Madhe Kombëtar, Devlet Bahçeli.
Pas ceremonisë, Erdogan do të vizitojë Anitkabirin.
Erdogan do të presë mysafirët në një darkë në pallatin Çankaya rreth orës 19:00.
Ai pritet të shpallë kabinetin e tij pas darkës. /ATSH