Peleshi: Trupat e Policisë Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare në Rumani
Pas përfundimit të stërvitjes ushtarake Defender Europe ’23 në vendin tonë, trupat e Forcave të Armatosura po marrin pjesë në sfida të tjera
Pas përfundimit të stërvitjes ushtarake Defender Europe ’23 në vendin tonë, trupat e Forcave të Armatosura po marrin pjesë në sfida të tjera.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi sot se efektivët e Policisë Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare Saber Guardian në Rumani, vijojnë të tregojnë aftësi dhe nivel të lartë të përgatitjes, përkrah ushtarakëve të tjerë të NATO-s, pjesë e Defender Europe 2023.
Efektivët e Policisë Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare #SaberGuardian në Rumani, vijojnë të tregojnë aftësi dhe…
Posted by Niko Peleshi on Saturday, June 3, 2023
Në kuadër të Defender Europe ’23, për më se një muaj mbi 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partnerë të saj demonstruan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det.
Në përfundim u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Arben Kingji.