Dua Lipa: Deklaratat e qeverisë britanike për migrantët shqiptarë më kanë lënduar

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare intervistë për “Sunday Times”


Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka kritikuar së fundmi mënyrën se si ministrat britanikë kanë folur për migrantët shqiptarë. Qasjen e tyre Dua Lipa e ka quajtur si “shkurtpamëse”.

Ylli ndërkombëtar gjatë një interviste për “Sunday Times”, ka thënë se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë dhe ka bërë thirrje për më shumë dhembshuri.

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman ka veçuar “kriminelët shqiptarë” derisa ka potencuar se ka një “pushtim” të Anglisë.

Në një intervistë për “Sunday Times”, Lipa ka thënë se këto fjalë sigurisht që e lëndojnë.

“Sigurisht se më ka lënduar. Të gjitha ato fjalë që janë thënë për migrantë. Gjithmonë kam menduar se Londra është një bashkim kulturash. Se kjo është pjesë përbërëse e qytetit. Kështu që, kur dëgjon që Qeveria flet për shqiptarët në atë mënyrë të dhemb. Është shkurtpamëse dhe mendjeshkurtër, por është mënyra se si mendojnë njerëzit. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘migrantët po vijnë në shtetin tonë dhe po na marrin vendet e punës”, ka thënë ajo.

Lipa ka shtuar se të gjithë njerëzit që kanë shkuar në Britani të Madhe nga vendet e tjera është dashur të punojnë shumë për të fituar para, përcjell KosovaPress

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar deklaratat e ministrave britanikë e “veçanërisht” të Braverman.

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…