Tenisti brazilian: Stërgjyshi im ishte mësues i Hitlerit
Një nga emrat që u dallua në këtë sezon të Roland Garros ishte edhe braziliani, Thiago Seyboth Wild.
Një nga emrat që u dallua në këtë sezon të Roland Garros ishte edhe braziliani, Thiago Seyboth Wild.
Ishte pikërisht 23-vjeçari që dhuroi surprizën e parë të këtij edicioni duke qenë se eliminoi numrin dy të botës, Daniil Medvedev.
Gjithsesi, aventura e Wild numrit 172 të botës përfundoi të shtunën teksa u mposht nga japonezi Yoshihito Nishioka, edhe pse tashmë me vëmendjen e madhe të fituar nga Roland Garros, mediat kanë nisur të hulumtojnë rreth së kaluarës së brazilianit.
Në fakt, për Thiagon ka shumë material duke nisur nga akuzat për dhunë fizike ndaj të dashurës, polemikat me gazetarët në konferenca dhe deri tek Hitleri. Së fundmi, mediat braziliane kanë publikuar disa mesazhe në WhatsApp të tenisit me ish-të dashurën e tij ku thekson se stërgjyshi i tij ka qenë mësuesi i diktatorit.
“Familja nga ana e mamasë është naziste. Stërgjyshi im ishte mësues i Hitlerit. Ishte një nga ata që e mori nga Austria dhe i mësoi rreth jetës”, shkruhet në mesazhet që Thiago i dërgon ish-të dashurës. Në lidhje me këto mesazhe, reagoi edhe vetë 23-vjeçari duke u shprehur se do të nisë një proces kundër medias që i ka publikuar dhe se për momentin nuk mund të flasë më shumë. /Supersort