Erdogan shpall qeverinë e re turke
Cevdet Yilmaz do të jetë zëvendëspresident. Ministër i Jashtëm: Hakan Fidan
Presidenti Recep Tayyip Erdogan shpalli qeverinë e re me fokus ekonominë dhe sigurinë.
Presidenti turk njoftoi anëtarët e rinj të kabinetit, pasi më herët u betua në Asamblenë e Madhe Kombëtare (TBMM) dhe pas ceremonisë së betimit në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Anëtarët e kabinetit të ri janë:
Ministër i Drejtësisë: Yilmaz Tunç
Ministre e Familjes dhe Shërbimeve Sociale: Mahinur Ozdemir Goktas
Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Vedat Isikhan
Ministër i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike: Mehmet Ozhaseki
Ministër i Jashtëm: Hakan Fidan
Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Alparslan Bayraktar
Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Askın Bak
Ministër i Thesarit dhe Financave: Mehmet Simsek
Ministër i Brendshëm: Ali Yerlikaya
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Nuri Ersoy
Ministër i Arsimit Kombëtar: Yusuf Tekin
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Yasar Guler
Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca
Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mehmet Fatih Kacir
Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Ibrahim Yumakli
Ministër i Tregtisë: Omer Bolat
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Abdulkadir Uraloğlu
Erdogan njoftoi gjithashtu se Cevdet Yilmaz do të jetë zëvendëspresident.
Mbetet e paqartë nëse Erdogan, i cili shpesh ndërhyn në politikat financiare, përfshirë atë të bankës qendrore, të supozuar të pavarur, do të lejojë Simsek, një ekonomist konvencional, me bindje perëndimore, të drejtojë ekonominë.
Hakan Fidan ka qenë shef i shërbimit sekret që nga viti 2010.
Ai zëvendësoi Mevlut Çavusoglu, i cili është ministër i Jashtëm që nga viti 2014.
Zgjedhja e Erdoganit për të emëruar ish-shefin shërbimit sekret dhe ish-shefin e shtabit në postet e larta të sigurisë sugjeron se presidenti i rizgjedhur do të ndjekë një politikë të orientuar drejt sigurisë.
”Ish-anëtarët e kabinetit të tij do të shërbejnë si ligjvënës në parlament”, tha Erdogan teksa i falënderoi.
”Ne premtojmë se do të punojmë me gjithë fuqinë tonë për të mbrojtur lavdinë e Republikës Turke dhe për të rritur reputacionin e saj në botë”, tha Erdogan në një ceremoni në pallatin presidencial në Ankara, ku morën pjesë përfaqësues nga afro 80 vende.