Felaj: Mbrojtja e të dhënave të qytetarëve merr një rëndësi të veçantë

Konferencën e Pestë Kombëtare: “E drejta për Informim, Hapje, Transparencë, Digjitalizim”


Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj, përshëndeti sot në Konferencën e Pestë Kombëtare: “E drejta për Informim, Hapje, Transparencë, Digjitalizim”, organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Felaj vlerësoi se Komisioneri, edhe pse institucion ende i ri, me një histori të shkurtër 15-vjeçare, ka krijuar tashmë një bilanc të pasur dhe po kontribuon për të kultivuar një kulturë të re për transparencën e autoriteteve publike.

“Me punë, kontribut, performancë profesionale e dinjitet, institucioni ka zënë vendin e tij të rëndësishëm në kontekstin e institucioneve të pavarura, si gardianë të interesit publik dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Në kushtet e sotme, kur rreziku nga kërcënimet kibernetike, të cilat marrin shpesh dhe haptazi format e terrorit kibernetik, mbrojtja e të dhënave të qytetarëve merr një rëndësi të veçantë”, u shpreh Felaj.

Këtej, sipas saj, buron edhe rëndësia, mbështetja dhe prioriteti që Kuvendi dhe Qeveria po dëshmojnë dhe do të vijojnë të dëshmojnë për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Përdorimi i gjerë i shërbimeve publike digjitale, për të cilin Shqipëria dallohet në kontekstin rajonal, por edhe më gjerë, është një tjetër premisë që duhet të na bëjë të kemi më shumë vëmendje e të mobilizojmë më shumë burime për këtë institucion”, vijoi ajo.

“Të gjithë institucionet e shtetit duhet të ndërgjegjësohemi për të zbatuar me korrektesë rekomandimet e Komisionerit për rritjen e sigurisë në mbrojtjen e të dhënave”, theksoi Felaj.

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”