Marrëveshja me FRONTEX, Çuçi: Garantojmë të drejtat e njeriut

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi priti kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti pasditen e djeshme kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.

“Menaxhimi i kufirit dhe respektimi i të drejtave të njeriut nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ne jemi maksimalisht të vendosur të garantojmë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut”, u shpreh Çuçi për marrëveshjen.

Ai shtoi se FRONTEX është një histori suksesi në vendin tonë.

“Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE”, tha ministri Çuçi.

Mekanizmi i Ankesave i Agjencisë do të trajtojë ankesat e paraqitura kundër shkeljes së pretenduar të të drejtave themelore të kryera nga anëtarët e ekipeve policore gjatë operacioneve në zonat kufitare për parandalimin e flukseve migratore dhe goditjen e krimit ndërkufitar. /ATSH

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…