Ditari i Një Nëne: Rilinda sërish këtë mëngjes!

Rrezja e parë e dritës, shkëputi lot’n e qiellit, më puthi buzë e faqe e më pas më rrëmbeu në gji.


Nga Mimoza Prifti

Ditari i Një Nëne

Rilinda sërish këtë mëngjes.

Rrezja e parë e dritës, shkëputi lot’n e qiellit, shkëndijëza e lëshoi qerpikëve të mi, më puthi buzë e faqe e më pas më rrëmbeu në gji.

U gjenda në këmbë sa hap e mbyll sytë. Freskova sytë, ndeza radion dhe tingujt e “Valsit të Trëndafilave” parfumuan shtëpinë. Përhumba mes tyre.

Sot është ditë e shenjtë, dita që më bekoi me dhuratën më të shtrenjtë, vajzën time.

Cast që i përngjau një trëndafili diellor. Vetë shpirti e quajti Rosa.

Do të ulem ti shkruaj një letër të gjatë, por më parë do të marr trëndafilin e verdhë në oborr.
Me petalet e tij do të parfumos cdo fjalë të letrës.

5 Maj 1983

“Zgjidh lumturinë Bijëza ime”

Kur erdhe në këtë botë erdhe mes qarjesh e dhimbjesh.

Erdhe mes shpresave dhe ëndrrave të mëdha, me kuriozitetin dhe shkëlqimin e pamatë syve të tu të gjelbërt.

Erdhe si një dritë e papërsëritshme, si një pishtar.

Cdo ditë që lind, duhet të jetë një tjetër shkallë lartësimi qenësisë tënde, e shtrenjta ime.
Vëri veshin Ego-s, egos që kërkon me forcë përshtatje e sukses.

Rruga drejt suksesit mund të të kërkojë të bashkëudhëtosh me negativitetin, ti përulesh e ti bindesh verbërisht. Por Ti mos u largo nga vetvetja, pa vetveten do të jesh askushi.

Cdo hap i yti, duhet të fillojë e të mbarojë tek Ti.

Falënderoji gabimet, rritu përmes tyre.

Mos lejo të biesh pre e gojëve të ckartisura; mos gjyko veten por buzëqeshi ëmbël dhe mikloje me fjalë dashurie. Vlerësoje dhe duaje shpirtin tënd unik, e mira ime.

Dhe mos harro: gjithmonë me kokën lart rrugëtimit tend.

Ndryshoje Botën tënde për mirë, ndryshoje me vepra e jo me fjalë.

Që të arrish këtë, duhet të jesh një Grua e fortë, kurajoze, një grua që thellësisht njeh veteveten, e kurrë nuk krahason atë me të tjerë.

Një grua që nuk bie viktimë e lavdisë, por mirësinë e paqen ka për drejtim.

Mos ndal dhembshurinë shpirtit, e ëmbla ime, pa të nuk do mund të ulesh sërish në tokë.

Vetëm atëherë, Ti do flakësh tej sigurinë e momentit, e lirë do të fluturosh për të ndjekur ëndrrat dhe realizuar qëllimet e tua.

Mundet dhe të rrëzohesh por Ti duhet të ngrihesh, qoftë dhe me shpirt ndër dhëmbë; e me forcë të jashtëzakonshme duhet të vazhdosh fluturimin.

Vetëm atëherë, Ti do të tërheqësh rreth vetes shpirtrat e sërës tënde,

Miq që me pastërti do të ndihmojnë lartësimin tënd; Miq të vërtetë që kurrë nuk do të bëhen vorbull thashethemesh, mashtrimesh e manipulimesh.

Vetëm atëherë, Ti do të jesh e aftë të njohësh e të largosh nga vetja njerëzit helmatonjës, packa rrethit “miqësor” apo gjykimit të ashpër të tij.

Urrejtjen mos e bëj pjesë tënden, sepse ka aftësinë të të djerrë energjinë dhe mendësinë.

Vetëm atëherë, Ti do të jesh Njeriu i fortë me zemër të madhe. Njeriu që jep nga vetja pa këmbyer Dinjitetin me emrin, titullin apo shpërblimin.

Vetëm atëherë Ti do të sakrifikosh, luftosh e kapërcesh pengesat me sportivitet e buzëqeshje.

Vetëm atëherë do të jesh e lumtur, Bijëza ime.

Sepse Ti je një Vajzë e fortë Rosë!

Një vajzë që cdo Nënë do ta kishte zili.

Kur të kthehesh nga udhëtimi i gjatë, ndoshta nuk do të më gjesh më këtu.

Por zemrën, shpirtin dhe trëndafilin e verdhë i kam lënë tek ty.

E jotja, me dashuri të përjetshme,

Maria,

*****
rreshta casti..
(Dekada pas ky mesazh mëmësor, nga i Ati dhuruar për ditëlindje)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.