Nikolla: Të intensifikojmë bashkëpunimin me Kinën

Kryeparlamentarja pret delegacionin e Komisionit të Çështjeve Buxhetore të Kongresit të Kinës


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti delegacionin e Komisionit të Çështjeve Buxhetore të Komitetit të Përhershëm të Kongresit të RP të Kinës, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit, z. Shi Jaobin.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në mbrëmje delegacionin e Komisionit të Çështjeve Buxhetore të Komitetit të Përhershëm të Kongresit të RP të Kinës, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit, Shi Jaobin, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet miqësore e tradicionale me RP të Kinës, shprehu besimin për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në çështje me interes reciprok si edhe vlerësoi rolin tepër të rëndësishëm të Kinës si anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Duke mbështetur intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve, Kryetarja Nikolla shprehu vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për nxitjen e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme, si energjia, turizmi, teknologjia, infrastruktura, bujqësia etj., si edhe për rritjen e investimeve kineze në Shqipëri, duke shfrytëzuar më mirë mekanizmat ekzistues, si Komisioni i Përbashkët Ekonomik dhe marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara dhe ato në proces.

Nikolla vuri në dukje se bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm për të forcuar lidhjet midis dy vendeve.

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Buxhetore të Komitetit të Përhershëm të Kongresit të RP të Kinës, Shi Jaobin, falenderoi Kryetaren e Kuvendit, znj. Nikolla, për pritjen dhe vuri në dukje se gjatë vizitës dhe takimeve në Shqipëri konstatoi dëshirën e përbashkët për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, i cili mbështetet në miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë. Z. Jaobin vuri në dukje se ritmet e shpejta të rritjes së ekonomisë kineze janë një potencial i rëndësishëm edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar me Shqipërinë.

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Buxhetore, z. Shi Jaobin, i përcolli Kryetares Nikolla përshëndetjet e Kryetarit të Kongresit Kombëtar të Popullit të RP të Kinës, z. Li Zhanshu, dhe ftesën e tij për një vizitë zyrtare në Kinë.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.