Ismail Kadare dekorohet me urdhrin “Hasan Prishtina”

Shkrimtari Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”, nga presidentja Vjosa Osmani.


Shkrimtari Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”, nga presidentja Vjosa Osmani.

Kadare është falënderuar për përkushtimin me të cilin e ka mbrojtur të drejtën e Kosovës për liri e pavarësi, si dhe për mjeshtërinë e jashtëzakonshme në artin e fjalës së shprehur përmes veprave të tij.

Dekorimi i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar është bërë në Presidencën e Kosovës, në ditët kur në Prishtinë po mbahet edicioni i 23-të i Panairit të Librit.

Duke folur për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, presidentja Osmani ka thënë se vepra e tij është një enciklopedi artistike e jetës së rëndomtë të shqiptarëve dhe historisë së tyre.

“Për mjeshtërinë e jashtëzakonshme në artin e fjalës të shprehur gjithandej veprave të tij, për përkushtimin me të cilin e ka mbrojtur të drejtën e Kosovës për liri e pavarësi, si dhe për vlerat letrare e intelektuale me të cilat është paraqitur nëpër botë dhe me të cilat e ka lartësuar gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe, si dhe vet popullin shqiptar”, tha Osmani.

“Krijimtaria juaj letrare e zhvilluar kryesisht brenda rrethit të hekurt ideologjik ka dëshmuar se liria e krijimit dhe liria e mendimit nuk mund të kontrollohen nga pushtetet dhe se liria, pavarësisht se mund të shtypet në publik, jeton e paprekur në gjakimin e njerëzve për ta parë vendin e popullin e tyre të lirë. Duke dashur të ju falënderoj për kurajën me të cilën ju e keni prezantuar çështjen shqiptare në përgjithësi, por atë të Kosovës në veçanti, në çarçe të rëndësishme intelektuale e politike gjithandej Evropës e Botës, për pasurinë e pafund letrare të cilën ju na e keni dhuruar, dhe [për dashurinë e pamasë me të cilën ju e keni përfaqësuar kombin gjithandej globit, më lejoni të ju ftoj zoti Kadare, për ceremoninë e dekorimit tuaj me urdhrin më të lartë të cilin Republika e Kosovës dhe në këtë rast unë si presidente e ndaj në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urdhrin Hasan Prishtina”, tha Osmani.

Ndërsa, shkrimtari Ismail Kadare ka thënë se ky urdhër nënkupton nderim të madh për të.

“Jam shumë i prekur të jem midis jush për këtë nderim kaq të madh, çdo njëri, çdo shqiptar do ta ëndërronte një gjë të tillë. Është një fat i rrallë që një popull të të nderojë dhe të të quaj bashkëmbrojtës të të drejtave të tij, të lirive të tij, sidomos kur ky popull le ka rrugën e historisë të vështirë”, ka thënë Kadare.

Ismail Kadare ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Panarit të Librit në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai është pritur në takim edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti./KosovaPress

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…