Balluku: Epokë e re për Aviacionin Civil, mbrojmë të drejtat e pasagjerëve

Ministrja theksoi se vetëm me aeroportin e Rinasit në vitin 2022 kishte 5.2 milionë pasagjerë


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi sot se Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri është i angazhuar për të mbrojtur të drejtat e pasagjerëve, ndërsa i bëri thirrje kompanive që t’i respektojnë ato pavarësisht shërbimit low cost që ofrojnë.

Gjatë inaugurimit të kompanisë “Ryanair” në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Balluku u shpreh se Autoriteti Civil Shqiptar është i angazhuar maksimalisht për këtë dhe udhëtarët nuk janë vetëm kur kanë vonesa dhe anulime fluturimesh.

Ajo falënderoi kompaninë “Ryanair” që ndërmori këtë hap, një kompani e konsoliduar që do të rrisë konkurrencën në tregun shqiptar.

“As e kishim menduar pavarësisht të gjitha strategjive që do të arrinim këtu ku arritëm me parametrat e shërbimit në Aeroportin e Rinasit. Kemi qenë të bindur se me rinegocimin e kontratës dhe futjen në këtë treg të ‘Kastrati Group’ do të ndryshonte tërësisht mënyra e shërbimit. Kjo kompani ka deklaruar 100 milionë euro investim nga momenti i marrjes së kontratës, por jam shumë e sigurtë që kjo shifër prej 100 milionësh është kaluar që tani dhe ju do të investoni më shumë”, shtoi Balluku.

Ministrja theksoi se vetëm me aeroportin e Rinasit në vitin 2022 kishte 5.2 milionë pasagjerë, ndërsa këtë vit priten 6.5 milionë pasagjerë.

“Jemi gati për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë. Sot ne punojmë me shifrat e parashikuara për vitin 2027, jemi në para me 4 vite. Kjo kërkon impenjim jo vetëm të koncesionarit, por të gjithë sektorit, duke e nisur nga Autoriteti i Aviacionit Civil, të cilit sot nuk i mungon asnjë gjë për t’u krahasuar me autoritetet homologe në mbarë shtetet e BE-së”, tha ajo.

Balluku u shpreh se ajo që dukej një e ardhme e largët për Shqipërinë se do të kishim 3 aeroporte kombëtare dhe 1 sezonal në Sarandë është e tashmja.

“Aeroporti i Tiranës nuk ka nevojë për reklamë, por nuk duhet të harrojmë edhe 40 mijë pasagjerë në aeroportin e Kukësit vitin e kaluar. Presim që në 2023 ky numër të rritet duke rritur interesin e kompanive ‘low cost’. Në vitin 2018 vetëm 7 % e shqiptarëve kishin akses në aviacionin civil për shkak të çmimit të lartë të biletave dhe shumë kompleksiteteve të tjera që sot janë zgjidhur”, tha ajo.

Sipas Ballukut, Shqipëria njihej si një nga vendet me çmimet më të larta të biletave bashkë me Budapestin, që kishin të njëjtin koncesionar dhe ishin kthyer në “delen e zezë” të aviacionit për kompanitë “low cost”.

Po ashtu, Balluku u shpreh se aeroporti i Vlorës është një nga projektet më frymëzuese dhe më të rëndësishme që po ecën me ritme të kënaqshme përpara.

“Operimi i tij nga aeroporti i Mynihut na bën besimplotë që do të jetë një tjetër nukël konkurruese me aeroportet e Europës dhe ato ndërkombëtare”, tha ajo.

Ministrja theksoi se në aeroportin e Tiranës ka nisur një epokë e re për sa i përket investimit në sigurinë e Aviacionit Civil, një element i rëndësishëm që e kërkojnë institucionet në varësi.

Po ashtu, Balluku theksoi se navigimi ajror është komponent shumë i rëndësishëm i Aviacionit Civil, ndaj është parashikuar edhe shtimi i radhëve të kontrollorëve të trafikut ajror me të gjitha parametrat e BE-së. /ATSH

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.