Shtëpia e Bardhë publikon raportin, ja sa është numri i ushtarëve amerikanë në Kosovë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar raportin vjetor të Kompetencave të Luftës rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim.


Shtëpia e Bardhë ka publikuar raportin vjetor të Kompetencave të Luftës rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim.

Në kuadër të këtij raporti, SHBA ka publikuar një pjesë edhe për Republikën e Kosovës.

Aty thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë të udhëhequr nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar armiqësitë e ripërtërira në Kosovë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, përafërsisht 591 personel ushtarak të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 3,800 pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Trupat e KFOR-it, që janë nga 27 shtete të botës, kanë për detyrë që të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Mandati i tyre buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar më 10 qershor 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike të Kumanovës.

Kjo marrëveshje parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ajo u nënshkrua midis KFOR-it dhe autoriteteve të ish-Jugosllavisë, duke i dhënë fund bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

Numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë ndër vite është zvogëluar, pas përmirësimit të situatës në veri.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar për rritjen e numrit të trupave për të qetësuar dhunën në veri.

Top Channel

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…