Bashkia e Tiranës bashkinveston për qendrën e komunës së Tuzit në Malin e Zi
Kryetari Nik Gjeloshaj falenderoi kryebashkiakun Erion Veliaj për bashkëpunimin
Qendra e komunës së Tuzit në Malin e Zi, ka një imazh tërësisht të ri falë një bashkinvestimi mes drejtuesve shqiptar të kësaj komune dhe bashkisë së Tiranës.
Kryetari Nik Gjeloshaj, teksa inauguroi sheshin e ri, falenderoi kryebashkiakun Erion Veliaj për bashkëpunimin në të mirën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe kërkoi votën e malësoreve për “Forumin Shqiptar”, ditën e diele.
Modelja me fame botërore, Emina Cunmulaj, kujtoi se si disa vite me parë, Tuzi nën drejtimin e malazezeve ishte krejt ndryshe ndërsa sot, qyteti ka njohur zhvillim.
Një tjetër investim i përfunduar tashmë në zonat rurale është edhe rruga në Dinoshe.