Presidentët Begaj dhe Karris ndjekin stërvitjen për sigurinë kibernetike

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Reagimi i Shpejtë i Sigurisë Kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut” financuar nga Bashkimi Evropian.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Estonisë, Alar Karis, ndoqën një stërvitje për sigurinë kibernetike, të organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike estoneze dhe Cybexer Technologies.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Reagimi i Shpejtë i Sigurisë Kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut” financuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo stërvitje tregon për angazhimin e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë kibernetike. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka dhënë një kontribut tejet të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e këtyre kapaciteteve.

Projekti i prezantuar në Europe House synon të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërinë kibernetike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, sipas standardeve më të mira evropiane.

Ky prezantim shënoi edhe etapën e fundit të vizitës shtetërore të Presidentit të Estonisë në vendin tonë.

SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha