Peleshi: Shqipëri-Kosovë, trajnime të përbashkëta në fushën e aviacionit
Bashkëpunimi ushtarak Shqipëri- Kosovën është shtrirë edhe në fushën e aviacionit.
Bashkëpunimi ushtarak Shqipëri- Kosovën është shtrirë edhe në fushën e aviacionit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot në rrjetet sociale foto nga trajnimet e përbashkëta në fushën e aviacionit.
“Pilotët e njësisë së Aviacionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen me kolegët e tyre të Bazës së Farkës për rifreskimin teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopterin tip AB-206, me qëllim ruajtjen e aftësive fluturuese. Pjesë e trajnimit është edhe kryerja e Fluturimeve Vizuale ditën dhe natën”, shkruan Peleshi.
Krenar që bashkëpunimin ushtarak me Kosovën e kemi shtrirë edhe në fushën e aviacionit.
Pilotët e njësisë së Aviacionit…Posted by Niko Peleshi on Saturday, June 10, 2023