Veliaj pret Annen: Në vjeshtë nis zbatimi i sistemit të transportit publik të shpejtë

Kryebashkiaku i Tiranës priti Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Niels Annen.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Niels Annen.

Ai falenderoi zyrtarin e qeverisë gjermane për mbështetjen ndaj Bashkisë së Tiranës për një prej projekteve të rëndësishme, si ai i transportit publik.

“E informova Sekretarin e shtetit gjerman për gjithë bashkëpunimin tone me KFW-në dhe GIZ-in gjerman, sidomos në fushën e transportit publik. Ne sapo kaluam një fushatë ku patëm debate për transportin publik. Nuk jemi këtu për të fituar vetëm vota dhe pastaj për të përballur një situatë të premtimeve, që nuk mund të mbahen. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën, çfarë mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Për atë që mund të bëhet të fillojmë ta bëjmë. Ajo që mund të bëjmë dhe kemi rënë dakord me GIZ-in dhe KFW, është që të fillojmë një sistem të transportit publik të shpejtë. Për këtë dua të falenderoj qeverinë gjermane, ambasadën gjermane, skuadrën tonë të GIZ-it dhe KFW-së, sepse kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për ta sjellë deri në këtë pikë dhe tani duhet të fillojmë ta zbatojmë,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se ky projekt do të nisë këtë vjeshtë.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që nënvizoi kryebashkiaku është edhe ai i rindërtimit të konvikteve.

“Dua t’ju falënderoj shumë edhe për konviktet. Një iniciativë që filloi me zonjën Merkel, kur ajo vizitoi Tiranën. Sot është një kënaqësi t’ju them që gjysma e tyre janë të përfunduar, kemi edhe gjysmën tjetër. Jam vërtet shumë mirënjohës, sepse ka qenë një barrë për bashkinë e Tiranës në sensin që konviktet kryesisht përdoren në pjesën më të madhe nga studentë që nuk vijnë nga Tirana. Është shumë e rëndësishme që një donator të na ndihmojë për t’u siguruar që i ofrojmë studentëve një super infrastrukturë dhe gjysmën e paguan bashkia e Tiranës, siç paguan edhe abonenë për studentët, sepse besoj që për një student pesha e çmimeve dhe krizës energjetike, si dhe pesha e kostos së jetesës ndihet më shumë. Ndihma juaj e çmuar për konviktet na e bën më të lehtë edhe këtë mënyrë dinjitoze të trajtimit të studentëve që vijnë në Tiranë, fillimisht si studentë nga një qytet tjetër dhe pastaj bëhen rezidentë permanentë dhe janë pjesë e kontingjentit të talentit që ka ky qytet dhe që mban ekonominë e qytetit tonë kaq të fortë”, vijoi Veliaj.

Sekretari i shtetit gjerman, nga ana e tij, tha se u ndje i impresionuar nga ajo që pa në këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar.

“Unë kam ardhur këtu për të folur me qeverinë shqiptare, sikurse edhe me qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor mbi qasjen tonë për një rajon më të qëndrueshëm dhe unë besoj se kjo do të përmirësojë standardet e jetesës në Shqipëri. Por pyetja vendimtare gjithmonë mbetet se si qytetet e mëdha i përshtaten kësaj? Kështu që, jemi vërtet të impresionuar nga drejtimi juaj. Unë mendoj që ju keni treguar disa aspekte të rëndësishme të përditshmërisë suaj, që rrisin qëndrueshmërinë dhe japin një kontribut për synimet që kemi vendosur”, shpreh Niels Annen.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…