Rotshildët në Butrint!

Një linjë dinastie e lidhur me shtëpi madhështore dhe stile të praruara jetese.


Nga Dr. Monika Stafa

Keni qenë ndonjëherë në Butrint? Askush nuk mund ta shijojë atë sic duhet nëse nuk njeh historinë e tij. Butrinti që prej themelimit i detyrohet pikërisht veprës së Virgjilit, që e përjetsoi atë në poemën e tij me titullin, Eneida.

Enea, heroi i mërguar nga Troja, ndaloi ca kohë në këtë vend gjatë rrugës për të shkuar në Romë. Dhe mjaftoi një shkëndijë në mendjen e heroit që themeloi Romën që Butrinti të hynte në hartën e botës.
Që këndej ne sot kemi po atë Butrint.

Kjo Trojë në miniaturë nuk ishte aspak rastësi. Nisën atë kohë aleancat e mëdha. Admirali Agrippa, krahu i djathtë i Perandorit të parë romak Augusti, lidhi kurorë me një vajzë të bukur e cila vinte nga Butrinti. Prej këtij fati të lumtur ku u gjet ky vend në brigjet ilirike, u arrit të konservohej kjo mrekulli e zotave deri në ditët tona.

Shumë gërmime arkeologjike prej të huajve janë bërë aty por asnjëherë në interes të cështjes shqiptare. Mbreti Zog gjatë kohës së tij insistoi që në atë vend të lejoheshin për të punuar vetëm arkeologë shqiptarë. U deshën më shumë se 50 vite që kjo gjë të ndryshonte.

Cfarë sekretesh ruante ai që tërhoqi aq shumë Rotshildët e pasur?

Ishte viti 1991. Shqipëria ishte një tokë e mbytur nga 50 vjet varfëri. E rrënuar prej shkatërrimit të ullishteve, vreshtave apo dhe fermave kolektive me fshatarët e saj të uritur ndërsa tiranët po thyeshin.

Pikërisht në këtë kohë, Lord Rotshild dhe miku i tij Lord Sainsbury vizituan Butrintin dhe vendosën të kthejnë në vëmendje historinë e tij. Së bashku, të dy krijuan fondacionin me të njëjtin emër ku Shqipëria do të garonte në Unesco për një pasuri arkeologjike më shumë.

Parku Kombëtar i Butrintit.

Po kush janë Rotshildët dhe cfarë përfaqsojnë ata?

Një emër që të kujton pasuri dhe pushtet. Një linjë dinastie e lidhur me shtëpi madhështore dhe stile të praruara jetese. Një bankë, mbështetjen e së cilës e kërkuan sovranë dhe burra shtetesh, vendimet e saj mund të lëviznin tregjet dhe po aq u bëri ballë dy shekuj ndryshimesh të tmerrshme historike.
Rotshildët janë përshkruar si komuniteti i parë ekonomik evropian dhe historia moderne hebraike i përmend ata si familja e parë e Judaizmit. Por ajo që duhet të jetë një nga dinastitë më të dëgjuara të kohës edhe për një arsye tjetër, në të vërtetë nuk është fare e tillë.

Gratë, gjysma e Rotshildëve, janë ende të panjohura.

Ky përjashtim duket mëse i qartë; bota e financave e shekullit të 19-të në këtë familje ishte mashkullore. Rotshildët nuk ishin kurrsesi vetëm një biznes bankar. Rëndësia e tyre ka qenë shumë më e gjerë, në letërsi, në art, arsim dhe fe, sport dhe shkencë, muzikë dhe politikë.

Që gratë e familjes ishin të përfshira në këto veprimtari del si drita e diellit prej një vështrimi të thjeshtë në të dhënat historike. Emrat e tyre dalin në artikujt e kohës dhe gazetat bashkëkohore. Por ato mbeten të heshtura dhe historitë e tyre të patreguara.

Ato janë një fusnotë e historisë së mbijetesës hebreje që nga shek. 18-të, do ta përshkruante një tjetër grua e tyre, betejën grave Rotshild për pushtet.

Po cfarë fusnotash magjepsëse duhet të jenë ato?

Po ju them vetëm njërën e cila fillon me një përjashtim; testamenti i themeluesit të bankës Majer Amshel Rotshild, i ndalonte në mënyrë të qartë pasardhëset femra që të kishin pjesë në pasurinë e bankës ose në proceset vendimmarrëse.

Sa intriguese duhet të ketë qenë kjo histori?

Ndërmend më erdhi romani i C. Dikensit, Dombi dhe i biri.

Dombi, një titan i zymtë i botës financiare të Londrës, ishte i fiksuar tërë jetën pas djalit, por në fund zbulon se ishte vajza ajo që kishte rëndësi dhe përmes së cilës linja familjare do të duhet të vazhdojë. Dhe kështu në fund, ‘Dombi dhe i Biri” … del me të vërtetë një vajzë. Kjo është e shpjeguar më thjesht historia e grave të Rotshildëve, një histori thuajse krejt e panjohur.

***
Në Shqipëri Rotshildët u bënë të njohur me kërkimet arkeologjike në Butrint dhe janë ende të pranishëm atje. Ndërsa në komunizëm ata ishin simbol i borgjezisë ndërkombëtare.

Fondacioni i Butrintit që ata themeluan bëri të mundur ringritjen e muzeut në vitin 2005. Ata që u gjendën afër atij grupi atë kohë thonë se kjo ishte një punë e bërë me dashuri. Për këtë arsye ai cilësohet ende sot si muzeu më i mirë në Shqipëri.

Duke i bërë homazh historisë së pashembullt që Butrinti mbart, në tekst, fotografi, rindërtime apo dhe në statuja e objekte të vogla, ai vazhdon të përcjellë jehonën se si e shohin cdo vit turistët, të huaj dhe vendas, përfshirë dhe nuset, atë mrekulli zotash.

Po si, do thoni ju.

Një përzierje e lavdishme e historisë së Mesdheut, një peizazh në dukje i përjetshëm mes detit Jon dhe maleve epirote, me sytë ngulur thellë …në liqenin e Butrintit.

Gratë e Rotshildëve- Natalie Livingstone; Matriarke të paepura, shkencëtare novatore, aktiviste politike, mikpritëse mendjemprehta, filantrope të ndjeshme. Familja që u ngrit nga getoja e Frankfurtit në një pasuri dhe pushtet të pakrahasueshëm, është mitizuar shumë. Megjithatë, gjysma e Rotshildëve, femrat, kanë mbetur praktikisht të panjohura. Gratë e Rotshildëve krijuan dinastinë e tyre të veçantë të vajzave dhe të mbesave. Ylli Molla

– I pushtuari dhe nata- Brajan Sukaj; Një artist i ri, një grua, e ardhmja dhe kërkimi vetiak që shtyhet gjer në antikitetin grek: rreth këtij qerthulli vërvitet fabula e romanit i shkrimtarit të ri. Fati i Edipit dhe mallkimi që ai mbart, në kryeveprat homerike “Iliada” dhe “Odisea”, kanë shërbyer si shtysa letrare për romanin në fjalë.

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…