Evropianët nuk duan një konflikt me Kinën

Publiku evropian ka folur. Ai e ja kuptuar se në marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve evropiane duhen fokusuar më shumë në realizëm dhe pragmatizëm, në vend të thjesht të ndjekjes së  hapave ideologjikë.


Nga Dr. Marsela Musabelliu

Një satirist italian, duke folur në një televizion kombëtar para disa javësh mbi konfliktin në Ukrainë, me ironi pyeti: “Kur ndajnë një kufi me njëri tjetrin, përse kalojnë gjysmën e rruzullit dhe konfliktohen në Evropë”. Referenca ishte për Rusinë, ShBA-në, dhe Ngushticën e Beringut e cila i ndan dy vendet vetëm 82 kilometra midis Kepit Dezhnev në Rusi dhe Alaskës në ShBA. Në fakt popujt nëpërmjet satirës kanë shprehur ndër shekuj se çfarë mendojnë, pavarësisht se ku dhe si janë drejtuar lidershipet e tyre gjeopolitikisht.

Kohët e fundit është sjellë serish në qendër të debatit atë që portretizohet si konflikti i vlerave, ose demokracitë dhe autokracitë. Kjo narrativë ka epiqendrën politike dhe përhapjen mediatike. Një nga idiomat më të përdorura në botën e gazetarisë është “mbase media nuk thotë çfarë të mendojmë, por na tregon se për çfarë të mendojmë” duke përshkruar funksionin e përcaktimit të agjendës, ose çfarë do të jetë në rend të ditës. Përcaktimi i rendit të ditës i referohet kapacitetit (të medias) për të ndikuar në peshën që u jepet temave në agjendën publike dhe krijimit të një hierarkie lajmesh.

CFP

Në këtë hierarki lajmesh në vitet e fundit në Evropë, vendeve iu është treguar shumë qartë se “për çfarë të mendojnë” – luftë, konflikt, sakrifica, armiq që vijnë nga larg, dhe në fjalët e kryediplomatit të BE-së Joseph Borell, “BE-ja është një kopsht i bukur, shumica e pjesës tjetër të botës është një xhungël, dhe xhungla mund të pushtojë kopshtin”.

Pra, dihet inklinacioni mediatik dhe politik, po qytetarët evropianë?

Kina në perceptimin evropian: “partner i domosdoshëm”

Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (EFCR) ka kryer muajt e fundit një sondazh, rezultatet e të cilit u publikuan më 7 qershor. Në nëntë vende, shumica e të anketuarve donin që kombi i tyre të “mbetej neutral” në një konflikt të tillë. Austriakët (80%) dhe bullgarët (79%) ishin më të vendosur për neutralitetin, ndërsa polakët (51%) dhe danezët (50%) ishin më pak të përkushtuar ndaj tij.

Në total, 62% e të anketuarve dëshironin që vendi i tyre të qëndronte neutral, nëse SHBA-ja shkonte në luftë me Kinën.

CFP

Të dhënat janë mahnitëse dhe japin një mesazh të fuqishëm: evropianët nga i gjithë kontinenti nuk janë të gatshëm të shpenzojnë miliarda dollarë dhe të sakrifikojnë jetën e tyre me uniformë ushtarake. Edhe vetë krye-anketuesit habiten duke u shprehur se kishin pritshmëri të tjera. Rezultatet e sondazhit tregojnë se perceptimi i evropianëve për Kinën ka ndryshuar çuditërisht pak në krahasim me rezultatet e sondazhit të kryer në vitin 2021, shkruajnë bashkëautorët e raportit të ECFR. Pikëpamja mbizotëruese në pothuajse çdo vend në të cilin u anketua është se Kina është “partneri i domosdoshëm” i Evropës dhe i vendeve specifike ku qytetarët u pyetën.

Evropianët nuk e shohin Kinën si një fuqi që sfidon dhe dëshiron të minojë Evropën, dhe nuk pranojnë kornizën “demokracia kundër autokracisë” të promovuar nga administrata Biden,” shënojnë shkrimtarët e raportit, të ECFR.

Ky sondazh tregon se pikëpamja e publikut evropian për Kinën është më shumë në përputhje me presidentin francez Emmanuel Macron sesa Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Macron u kritikua kohët e fundit kur u citua të thoshte se Evropa nuk kishte interes të përshpejtonte çështjen e Tajvanit dhe paralajmëroi se Evropa nuk duhet të bëhet një “ndjekëse” në këtë temë.

Evropianët duan të shohin BE-në të bëhet më me konfidencë në politikën e jashtme dhe të ndërtojë aftësitë e veta mbrojtëse. Këto nuk janë kërkesa të reja të BE-së apo të liderëve të shteteve të saj anëtare, por ato janë thelluar nga konflikti në Ukrainë dhe tensionet në rritje mes ShBA-së dhe Kinës. Në fakt, ky është edhe qëndrimi i Kinës kur negocion ose bashkëpunon më BE-në. Kina do të punojë me një Evropë të unifikuar dhe të pavarur, është thënë disa herë, nga shumë politikanë kinezë.

Ky sondazh tregon se një konsensus transatlantik për Kinën do të jetë më i vështirë për t’u mbështetur, pasi shumë evropianë e shohin Kinën, më shumë si partner se sa rival.

Aspekti pragmatik i evropianëve

Studimi vjen mes një debati të gjallë rreth mënyrës se si Bashkimi Evropian duhet të angazhohet me Kinën. Në Bruksel, politikëbërësit po hartojnë një strategji të sigurisë ekonomike, që do të propozohet në fund qershori 2023. Kjo strategji do të avancojë lëvizjet e para të bllokut në shqyrtimin e investimeve të kompanive në Kinë, një lëvizje e diskutueshme që ka shqetësuar bizneset dhe disa shtete anëtare që duan të vazhdojnë tregtinë lirshëm.

Pse ndodh kjo? – Tregtia evropiane me Kinën vlerësohet në më shumë se dy miliardë euro në ditë. Bizneset evropiane e shohin Kinën si ekonominë kryesore në botë kur bëhet fjalë për barazinë e fuqisë blerëse, falë dekadave të rritjes së saj ekonomike. Mjafton të thuhet se Evropa – një kontinent me një tablo të paqëndrueshme ekonomike dhe ku rritja ka të ngjarë të jetë më pak se dy për qind këtë vit – rrezikon recesion nëse largohet nga Kina.

CFP

Ky mund të jetë një moment përcaktues për BE-në dhe shtron pyetjen nëse ajo mund të pajtojë dallimet e opinioneve brenda bllokut dhe të kalojë nga varësia e saj nga Shtetet e Bashkuara në një pozicion ku mund të godasë pozicionet e veta politike. Evropianët nuk e shohin rivalitetin në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit si luftën e tyre.

Sfida më e madhe për kuadrin e konfliktit nga Uashingtoni mund të jetë se, ndërsa shumë qeveri të BE-së kanë filluar të njohin rivalitetin sistematik të natyrshëm në marrëdhëniet e BE-së me Pekinin, shumica e evropianëve nuk e shohin Kinën si një kërcënim për mënyrën e tyre të jetesës.

Dhe mbi të gjitha, ka probleme më të mëdha në kontinent. Gjermania është në recension, Franca ishte nën flakë për muaj të tërë nga protestat, në Angli  faturat e energjisë u katërfishuan, familjet mesatare në Itali dhe në Spanjë kanë vështirësi të arrijnë fundin e muajit. Vështirësitë e evropianëve janë përkthyer në neutralitet gjeopolitik.

Sërish në qendër pikëpamja elitiste    

Edhe pse shifrat dolën dhe janë të qarta, autorët e sondazhit shprehen se nëse liderët evropianë do t’i bazonin veprimet e tyre në pritjet e publikut, ata do të dështonin të përgatiteshin për skenarë shumë shkatërrues, për sigurinë evropiane. Ndërsa gjetja kryesore është autonomia dhe euro-centrizmi, sërish thuhet se popujt duhet të përgatiten dhe të njoftohen mirë. Politikanët duhet të hyjnë biseda aktive me publikun e tyre për t’i përgatitur ata për skenarë të ndryshëm gjeopolitikë, vendime të vështira dhe për të komunikuar rreziqet e mosveprimit.

Me pak fjalë, njerëzit folën por ata nuk dinë mirë çfarë është e drejtë! Popullit i duhet shpjeguar paraprakisht se mund të ketë edhe konflikt dhe duhet të përgatiten!

Por jo të gjithë mendojnë kështu, Gérard Araud, ish-ambasadori i Parisit në Shtetet e Bashkuara është shprehur se “Udhëheqësit evropianë dhe ekspertët janë kryesisht të lidhur me ShBA-në, votuesit shumë më pak.”

CFP

Së fundmi, publiku evropian ka folur. Ata e kanë kuptuar se në marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve evropiane duhen fokusuar më shumë në realizëm dhe pragmatizëm, në vend të thjesht të ndjekjes së  hapave ideologjikë. Ato mund të rezultojnë jo vetëm shumë destabilizuese por edhe aspak konstruktive për interesin themelor të Evropës. Evropianët  nuk e duan ekspozimin ndaj një traume që nuk është e nuk e shohin të tyren.  Qytetarët evropianë folën…..por a do i dëgjojë kush?

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…