Nikolla në Stokholm: Shqipëria dhe Suedia arritje në pjesëmarrjen e grave në politikë
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua me drejtuesit e Bordit të Barazisë Gjinore në parlamentin e Suedisë.
Në vijim të vizitës në Stokholm, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua me drejtuesit e Bordit të Barazisë Gjinore në parlamentin e Suedisë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e shoqëruar nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetarja Dhurata Çupi, u takua me drejtuesit e Bordit të Barazisë Gjinore në Parlamentin e Suedisë, zëvendëskryetarin e parë, Kenneth G. Forslund, zëvendëskryetaren e dytë, Julia Kronlid, dhe deputeten Lotta Johnsson Fornarve, ish-zëvendëskryetare.
Gjatë takimit u diskutua për pjesëmarrjen e grave në politikë, parlament, ekonomi dhe jetën sociale si edhe për harmonizimin e jetës profesionale dhe institucionale të grave parlamentare me jetën familjare.
“Shqipëria dhe Suedia kanë arritje të rëndësishme në pjesëmarrjen e grave në politikë dhe shkëmbimi i përvojave nxit dhe avancon këto arritje”, theksoi Kryetarja Nikolla.