Raporti: Arsyet pse shqiptarët emigrojnë në Britani

Rreth 140,000 shqiptarë banojnë në Britaninë e Madhe. 42,000 shqiptarë largohen nga vendi çdo vit.


“Më shumë se një e katërta e 45,755 njerëzve që kaluan Kanalin Anglez ilegalisht me gomone për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 ishin nga Shqipëria dhe shumica pretenduan të merrnin azil”, kështu thuhet në raportin e përgatitur për Shqipërinë nga Dhoma e Komunave dhe Komisioni i Punëve të Brendshme për azil e emigrim.

Duke e konsideruar Shqipërinë një vend relativisht të varfër për shkak të problemeve të vazhdueshme, në shifrat e përcaktuara thuhet se 12,301 ishin nga Shqipëria, dhe rreth 10,000 prej tyre ishin djem beqarë.

Duke pasur parasysh statusin e saj si një vend kandidat për në BE, vendet e Bashkimit Evropian si dhe Mbretëria e Bashkuar mund të shikojnë mundësitë e investimeve për të ndihmuar në stabilizimin e popullsisë së saj. Zhvillimi ekonomik është zgjidhja afatgjatë e krizës së emigracionit të Shqipërisë dhe Britanisë.

Rreth 140,000 shqiptarë banojnë në Britaninë e Madhe, por katër herë më shumë jetojnë në Greqi dhe rreth 250,000 në Itali, me qindra mijëra të tjerë që jetojnë dhe punojnë në të gjithë Evropën. Njëkohësisht në raport thuhet se rreth 42,000 shqiptarë largohen nga vendi çdo vit.

Pavarësisht se Shqipëria është një vend i sigurt që nuk është në luftë, numri i emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Britani është i lartë, por njëkohësisht dëshira për të fituar para në një shtet të huaj ka rritur edhe numrin e trafikimeve.

Rreth 40% ose më shumë e popullsisë zyrtare (rreth 1.2 milion deri në 1.4 milion njerëz) është larguar nga vendi që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, dhe rreth 42,000 persona emigrojnë prej Shqipërisë mesatarisht çdo vit.

Arsyet më kryesorë të emigrimit në Mbretërinë e Bashkuar janë për shkak të varfërisë, skllavërisë moderne dhe faktorëve të tjerë socialë.

Një nga promovimet më të shumta që bëhet për t’u larguar me gomone është Tik Tok-u, aty ku trafikantët përcaktojnë oraret dhe çmimet për transportimin e tyre në brigjet britanike. Sipas raportit ata gënjehen për realitetin e vërtetë pas mbërritjes, pra nuk është siç promovohet në rrjete sociale.

Ndër të tjera shtohet se rajoni i Kukësit në Shqipërinë veriore ka një emigrim të konsiderueshëm drejt Britanisë së Madhe, për shkak edhe të familjarëve ose të njohurve që kanë mbërritur më parë aty.

Në shifrat e publikuara thuhet se 1800 familje në Kukës kanë persona që duan të largohen kryesisht në Britani dhe përfshijnë një shifër prej 59%. /Top Channel

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…