Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin, Veliaj: Mesazh se gjithkush mund t’ia dalë

Shqipëria do të përfaqësohet me 10 atletë me aftësi të veçanta në Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin


Në këtë vit që Tirana mban titullin “Qyteti Evropian i Sportit”, Shqipëria do të përfaqësohet me 10 atletë me aftësi të veçanta në Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti delegacionin që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion.

“Jam i sigurt që ju që tani jeni fitues, nuk ka rëndësi se sa medalje do të sjellim nga Berlini, por ajo që ka rëndësi është se sa atletë do të çojmë në Berlin. Janë 10 yje që do shkëlqejnë dhe unë besoj që do frymëzojnë dhjetëra, e dhjetëra, e qindra, e ndoshta mijëra të tjerë, që do ndjekin rrugëtimin tuaj, që do frymëzohen nga historia juaj. Mesazhi që ne duam të japim për çunat dhe gocat me nevoja speciale është që “gjithkush është dikush”. Edhe për ne të gjithë këta fëmijët janë dikush dhe janë shumë të rëndësishëm për qytetin tonë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se, “edhe ekipi ynë olimpik i Lojërave Speciale, është po aq i rëndësishëm sa ekipi ynë i lojërave olimpike. Dhe ekipi ynë që shkon në Berlin këtë vit është po aq i rëndësishëm sa ekipi që do shkojë në Paris në 2024-ën për të thyer rekordet atje. Kështu që, do të doja shumë që teksa përgatitemi për këtë standard të ri, të mendojmë për një standard më të lartë. Kemi kapur një majë mali, por çdo majë mali është rrëza e një mali tjetër, që është edhe më i lartë. E filluam me 2, jemi te 10, tani duhet të mendojmë që tani në këtë majë mali, si rrëzën e malit tjetër, që kur të vijën lojërat e tjera, ne të kemi jo 10, por 20, 30 atletë dhe jam i sigurt që do zgjohet edhe ajo ndjesi e filantropisë”, përfundoi Veliaj.

Roland Hysi, drejtor i projektit “Special Olympics Albania” në vendin tonë, falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen.

“Në 2019-ën, Shqipëria përfaqësohej nga një delegacion prej 6 vetash, ku 2 ishin atletë që garonin në 2 disiplina, not dhe atletikë, pra kishim vetëm Lulin dhe Gersin. Ndërkohë kemi një 5-fishim të këtij delegacioni dhe duhet thënë që kjo ka qenë një mbështetje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e kryetarit të bashkisë dhe bashkisë Tiranë, që e ka pasur këtë vëmendje në fokus, duke e bërë pionierin dhe flamurtarin e parë të kauzës”, tha Hysi.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.