Investimet e huaja direkte arritën rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

Vlera e tyre arriti në 308 milionë euro, në rritje me 1.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pa


Investimet e huaja direkte shënuan një rekord të ri për tremujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e tyre arriti në 308 milionë euro, në rritje me 1.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pa
rë.
Kjo është vlera më e lartë e investimeve të huaja direkte e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.

Fluksi i investimeve të huaja edhe për tremujorin e parë të vitit u dominua nga fitimet e riinvestuara, që arritën vlerën e 183 milionë eurove, në rritje me 9.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ato kanë kompensuar një pjesë të rënies së flukseve të reja investuese nga jashtë dhe pesha e tyre e lartë është karakteristike në degë ku kërkohen investime të konsiderueshme periodike, si në industrinë nxjerrëse, por edhe në disa sektorë të shërbimeve.

Megjithatë, edhe investimet në formën e flukseve të reja të kapitalit shënuan një rritje edhe më të lartë në tremujorin e parë të këtij viti. Ato arritën vlerën e 143 milionë eurove, në rritje me 28.8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Pas pandemisë, investimet e huaja direkte kanë shënuar një ringritje të shpejtë. Vitin e kaluar, ato arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë.

Pikërisht fitimet e riinvestuara kanë qenë faktori më përcaktues në shifrat rekord të investimeve të huaja gjatë vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2022 fitimi i riinvestuar përbënte më shumë se 53% të totalit të investimeve të huaja direkte.

Të dhënat e detajuara sipas sektorëve nuk janë ende të disponueshme, por, sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve, në masën 21%. Investimet në këtë sektor janë kryesisht të lidhura me industrinë e nxjerrjes së naftës bruto.

Rritja e çmimeve të naftës bruto vitin e kaluar krijoi stimuj për rritje të mëtejshme të investimeve në këtë sektor.

Të tjerë sektorë me peshë të lartë të investimeve të huaja direkte ishin ai i ndërmjetësimit financiar, në masën 14%, i pasurive të paluajtshme, në masën 14%, si dhe ai i energjetikës, në masën 12%.

Sektori financiar dhe sidomos ai bankar ngelet në vazhdimësi një faktor me peshë në investimet e huaja direkte, sidomos falë nevojave periodike që kanë bankat për të shtuar kapitalin e tyre aksioner.

Ndërkohë, tregu i pronave në periudhën pas pandemisë ka tërhequr volume në rritje të investimeve edhe nga shtetasit e huaj.

Investimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhanë kontributin kryesor në shifrën rekord të investimeve të huaja direkte edhe për vitin 2022.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, ose më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të investimeve të huaja direkte. /E.Shehu – MONITOR

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.