Nikolla takon Norlen: Marrëdhënie të shkëlqyera me Suedinë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, z. Andreas Norlén


Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, z. Andreas Norlén: Për Shqipërinë në BE, Suedinë në NATO, Kosovën në KiE.

Në vijim të vizitës zyrtare në Suedi, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe Kryetarja e Zëvendëskryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetet Klotilda Bushka dhe Dhurata Çupi, u pritën sot nga Kryetari i Parlamentit të Suedisë, z. Andreas Norlén.

Ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Suedi, z. Virgjil Kule.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se “Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve po nxiten edhe nga intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar. Ne mund ta avancojmë këtë bashkëpunim për shkëmbimin e përvojave dhe ndihmën gjatë procesit të negociatave me BE, duke nxitur gjithashtu bashkëpunimin mes grupeve të miqësisë, komisioneve, deputetëve dhe shërbimeve parlamentare.”

Znj. Nikolla shprehu përgëzimet për përmbushjen me sukses të Presidencës Suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vlerësoi lart mbështetjen e palëkundur, të vendosur dhe solide të Suedisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryetarja Nikolla i shprehu homologut suedez mbështetjen e fortë të Shqipërisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe nënvizoi se kjo forcon Aleancën dhe e bën Evropën më të sigurtë.

U diskutua për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe në fusha të tjera me interes të dyanshëm mes dy vendeve, si infrastruktura, transporti detar, tekstilet, bujqësia etj. Reformat e ndërmarra nga Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë, veçanërisht ato në fushën e drejtësisë, luftës kundër krimit tëorganizuar dhe korrupsionit, kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë për krijimin e një klime të favorshme investimesh.

Në fokus të bisedimeve ishin edhe mbështetja e Suedisë ndaj Mocionit të Shqipërisë për një Rezolutë të re të AP të KiE mbi të ashtuquajturën Rezoluta Dick Marty e vitit 2011 dhe kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KiE, mbështetje për të cilën Kryetarja Nikolla i shprehu mirënjohjen kolegut Norlén.

Kryeparlamentarët Nikolla dhe Norlén biseduan edhe mbi vijimin e mbështetjes së dy vendeve për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe paqes e sigurisë në Evropë e më gjerë.

Kryetarja Nikolla e ftoi Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, z. Andreas Norlén, për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të realizohet në një kohë të afërt.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.