Hohmann: Pushteti vendor, rol kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann vizitoi qytetin e Gjirokastrës
Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann vizitoi qytetin e Gjirokastrës, ku u prit në takim nga kryebashkiaku Flamur Golemi.
“E lumtur që isha në Gjirokastër për të takuar kryetarin e bashkisë Flamur Golemi dhe për të vizituar këndet e informacionit të BE-së në këtë qytet”, tha Hohmann, në një postim në rrjetet sociale.
Hohmann u shpreh e impresionuar nga historia e mrekullueshme dhe trashëgimia kulturore e Gjirokastrës.
“Sot ritheksova faktin se pushteti vendor luan një rol kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ambasadorja.
Duke falënderuar kryetarin e bashkisë dhe ekipin e tij për mikpritjen e tyre, Hohmann ftoi të gjitha bashkitë e Shqipërisë të vazhdojnë të përfshihen plotësisht në procesin e integrimit në BE dhe të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndërtuar ekspertizë dhe kapacitete të lidhura me BE-në në nivel lokal.