“Jam i pafajshëm!” Donald Trump mohon 37 akuzat penale në gjykatë
Trump akuzohet për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të sigurisë kombëtare pas largimit nga detyra
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se është i pafajshëm para gjykatës, ndërsa po përballet me 37 akuza penale.
Trump është lejuar të largohet nga gjykata pa kushte ose kufizime udhëtimi, pas përfundimit të seancës. Gjykatësi Goodman vendosi që Trump nuk lejohej të komunikonte me dëshmitarët e mundshëm në këtë rast.
Ai akuzohet për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të sigurisë kombëtare pas largimit nga detyra dhe gënjyer zyrtarët që u përpoqën t’i kthenin ato.
Kërkesa e tij ku thotë se është i pafajshëm u paraqit para gjykatësit amerikan, Jonathan Goodman.
Ish-ndihmësi i Trumpit, Walt Nauta, i akuzuar gjithashtu në këtë çështje, u paraqit gjithashtu në gjykatë.
Ndihmësi i Trumpit, Walt Nauta tha se është gjithashtu i pafajshëm në lidhje me akuzat.
Sipas informacioneve, mund të kalojë një vit para se çështja të arrijë në fazën e gjykimit.