Ekipi i vajzave të Ushtrisë Britanike, stërvitje dhe miqësore me vajzat shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti ekipin e vajzave të Ushtrisë Britanike në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.


Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti ekipin e vajzave të Ushtrisë Britanike në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Një aktivitet jo i zakonshëm ky, me britaniket që zgjodhën pikërisht institucionin e futbollit për të bashkëpunuar dhe ‘Shtëpinë e Futbollit’ për të zhvilluar një seancë stërvitore, në kuadër të një turi që po bën në të gjithë Ballkanin.

Aktiviteti i iniciuar nga ekipi i vajzave të FA të Britanisë së Madhe kishte si synim kryesor fuqizimin e sa më shumë vajzave që luajnë futboll dhe dhanë mesazhin e rëndësishëm që futbolli nuk është vetëm për djem, ndërsa shkëmbyen edhe eksperienca me ekipin përfaqësues rajonal të Tiranës së vajzave U-16.

Për ekipin e vajzave të Ushtrisë Britanike, kjo ishte hera e parë që vinin në Shqipëri. Një nga futbollistet e kësaj skuadre u shpreh për fshf.org u shpreh se kjo vizitë ka si qëllim të japë mesazhin e qartë se vajzat duhet të ndjekin ëndrrat e tyre drejt futbollit.

“Jam për herë të parë në Shqipëri për të zhvilluar stërvitje e ndeshje miqësore në përpjekje për të rritur sa më shumë futbollin e vajzave, të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe të inkurajojmë vajzat. Në çdo vend ku kemi qenë dhe veçanërisht në Shqipëri, na kanë pritur shumë mirë. Është bukur të takohemi me vajzat dhe të ndërveprojmë, duke parë edhe anën kulturore të vendit, jo vetëm futbollin. U them vajzave të vazhdojnë rrugën e tyre dhe të vazhdojë të luftojnë për futbollin e vajzave”.

Ndërkaq, një nga trajnerët e ekipit të vajzave të Ushtrisë Britanike tregoi për fshf.org përshtypjet për Shqipërinë dhe ‘Shtëpinë e Futbollit’, ndërsa tregoi se synimi kryesor i këtij aktiviteti është për te inkurajuar sa më shumë rritjen e futbollit të vajzave në vendin tonë.

“Jemi me këtë përfaqësuese nga Ushtria Britanike, kemi nisur këtë tur nëpër vendet e Ballkanit. Shqipëria është vendi i katërt që ne kemi vizituar gjatë këtij turi. Shqipëria është një vend i bukur, edhe kompleksi këtu është shumë i bukur, ne do të zhvillojmë stërvitje dhe do të luajmë një ndeshje miqësore edhe për të inkurajuar rritjen e futbollit të vajzave edhe në Shqipëri. Është bukur të shohësh se si futbolli i vajzave rritet dita-ditës dhe shpresoj që sa më shumë vajza t’i bashkohen futbollit ditë pas dite”, tha një prej trajnerëve të ekipit të vajzave të Ushtrisë Britanike për fshf.org.

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…