GIZ: Partneriteti rajonal për klimën i Gjermanisë me vendet e Ballkanit Perëndimor
Prezantohet procesi i zbatimit për herë të parë në Shqipëri i Direktivës Europiane të Përmbytjeve.
Në javën e hapjes së dialogut mbi partneritetin rajonal për klimën të Gjermanisë me vendet e Ballkanit perëndimor, Ambasada Gjermane në Shqipëri, GIZ dhe partnerët kryersorë shqiptar të projekteve në fushën e klimës, mirëpritën në Shkodër përfaqësuesit e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Në gamën e arritjeve të këtyre projekteve ndër vite, u prezantuam mbështetësve tanë procesin e zbatimit për herë të parë në Shqipëri të Direktivës Europiane të Përmbytjeve.
Zhvillimi i hartave të riskut dhe rrezikut, plani i menaxhimit të përmbytjeve, modeli i parashikimit të përmbytjeve në basenin e Drinit dhe bashkëpunimi ndërkufitar ishin disa nga prezantimet e bera.
Eksperiencat pozitive të këtyre viteve, mësimet e nxjerra, nevoja e shtuar në vend për informacione cilësore dhe shërbimet për klimën përbëjnë thelbin e vazhdimit të mbështetjes së qeverisë Gjermane në Shqipëri.
Risia e kësaj mbështetje do të sjellë nga njëra anë përmbushjen e standarteve europiane në fushën e informacioneve për klimën dhe nga ana tjetër i mundëson vendit aksesimin e financimit nga Fondi Global i Klimës
Në javën e hapjes së dialogut mbi #partneritetin #rajonal për #klimën të Gjermanisë me vendet e Ballkanit perëndimor,…
Posted by GIZ Albania on Monday, June 12, 2023