Rrëmbimi i policëve në Kosovë, Rama: Presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin
Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter, pas rrëmbimit të tre policëve në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter, pas rrëmbimit të tre policëve në Kosovë.
“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, shkruan Rama.
“Prandaj më duhet edhe një herë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”, thekson Rama.