Prodhuesit ndërkombëtarë të verërave kanë shpresa të mëdha për tregun kinez

Vetëm vitin e kaluar u regjistrua një import total vere me vlerë 1.44 miliardë dollarë.


Në ditët e sotme, vera premium shpesh përfshihet si pjesë e një stili jetese elegant dhe të qetë për ata që kërkojnë të shijojnë më mirë jetën e tyre. Ndërsa vera kineze mahniti botën gjatë një ekspozite vere të sapopërfunduar në Kinën veriperëndimore, gjithnjë e më shumë prodhues ndërkombëtarë të verës po shikojnë potencialin e madh të tregut kinez.

Si zona më e madhe e prodhimit të verës në vend, Rajoni Autonom Ningxia Hui është shfaqur si një yll në rritje në hartën globale të verërave pas më shumë se katër dekadash zhvillimi.

Më 11 qershor përfundoi në këtë rajon Konferenca Ndërkombëtare e këtij viti mbi Industritë e Rrushit dhe Verës, si dhe Ekspozita e tretë Ndërkombëtare e Kulturës dhe Turizmit të Verës në Kinë.

Gjatë ekspozitës në Yinchuan, kryeqendra rajonale, 75 kantina nga 16 vende dhe rajone, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Kilin, Moldavinë dhe Spanjën, prezantuan produktet e tyre të reja në një zonë të veçantë ekspozimi për markat ndërkombëtare të verërave.

“Nuk kam dyshim se këto verëra të shkëlqyera gjermane do t’i kënaqnin vizitorët, gjithashtu në krahasim me verërat e tjera ndërkombëtare.

Do të isha i lumtur nëse do të mund të zgjeronim marrëdhëniet tona tregtare dypalëshe me Kinën në fushën e verës”,- deklaroi ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir.

Me temë “Natyra, Inovacioni, Kultura dhe Ekologjia”, këtë vit, ngjarja ofroi një platformë unike për eksplorimin e modeleve të reja të rritjes për industrinë globale të prodhimit të verës dhe ndarjen e mundësive të reja për bashkëpunim ndërkombëtar.

Përfaqësues të ndërmarrjeve në këtë industri nga mbi 30 vende dhe katër organizata ndërkombëtare u ftuan të merrnin pjesë në ekspozitë. Sipas Mauricio Hurtado, ambasadorit të Kilit në Kinë, Kina ka qenë një nga importuesit më të mëdhenj të verërave kiliane. Për më shumë se dy dekada, kompani dhe marka të shumta kiliane kanë krijuar një prani në tregun kinez.

“Për ne është shumë e rëndësishme sepse konsumi i verës këtu po rritet çdo vit. Një nga kantinat më të rëndësishme kiliane është këtu për të promovuar produktet e tyre, sepse shohin që ky treg është shumë i rëndësishëm për ne”,- tha zyrtari kilian.

Vetëm vitin e kaluar u regjistrua një import total vere me vlerë 1.44 miliardë dollarë.

“Çdo ditë, afro 1 milion litra verë importohen në tregun kinez nga e gjithë bota dhe shumë ndërmarrje të njohura kanë ardhur për të investuar në Kinë. Vendi është bërë një nga tregjet më dinamike për industrinë globale të verës”,- tha ministri kinez i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, Tang Renjian

Foto nga VCG

Përveç pikave tradicionale të prodhimit të verës, disa vende afrikane po synojnë lart në lulëzimin e tregut kinez. Kultura e verës, edukimi dhe zhvillimi i markës kombëtare janë faktorët kryesorë për zgjerimin e pranisë së verës së Afrikës së Jugut në Kinë, deklaroi Thoko Didiza, ministri i Bujqësisë, Reformës së Tokës dhe Zhvillimit Rural në Republikën e Afrikës së Jugut.

“Ne kemi parë rritje inkurajuese në tregun kinez të verës së Afrikës së Jugut. Të gjithë e dimë se Kina është shfaqur si një fuqi në ekonominë globale, me një klasë të mesme në rritje të shpejtë dhe një vlerësim në rritje për verën.

Kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për prodhuesit e verës nga Afrika e Jugut të zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të hyjnë në këtë treg të gjerë”,- vuri në dukje Thoko Didiza.

Ndërsa shumë janë duke rritur pritshmëritë e tyre të larta për Kinën, më shumë kanë ardhur tashmë për të investuar.

Orët e gjata me diell në Ningxia dhe klima e ftohtë dhe e thatë kanë ndihmuar shumë kultivimin lokal të rrushit. Rajoni ka kushte natyrore të përshtatshme për prodhimin e produkteve të verës së klasit të lartë, duke tërhequr 228 kantina nga brenda dhe jashtë vendit. Prodhimi vjetor i verës arriti në 138 milionë shishe në vitin 2022.

Kina ka përditësuar edhe një herë rekordin e saj të medaljeve të fituara në “Decanter World Wine Awards 2023”, një nga garat më të mëdha të verës në botë. Gjithsej 274 verëra nga 14 zona prodhuese të verës në Kinë morën medalje, një rritje prej 17 për qind nga viti i kaluar. Ningxia triumfoi me rreth 40 për qind të medaljeve, duke kryesuar për nga cilësia në Kinë.

“Vendimi u bazua në hetimin e kujdesshëm për cilësinë e zonave të prodhimit të verës në Kinë, dhe rajoni i malit Helan rezultoi të ishte më i miri”,- tha Hua Min, menaxher i përgjithshëm i “Pernod Richard Winemakers Co Ltd”.

Marka me bazë në Francë, “Pernod Ricard”, ndërtoi degën në Ningxia qysh në vitin 2012, me vreshta të shtrira në rreth 6000 mu (rreth 400 hektarë) në rajon. Në Ningxia u ngritën edhe punëtori për fermentimin dhe mbushjen e shisheve.

Hua theksoi se cilësia e lartë do të jetë objektivi i përbashkët për të gjitha kantinat si në Kinë ashtu edhe në Francë.

Kina ka qenë gjithmonë një nga tregjet kryesore për “Pernod Ricard”. Kompania ka treguar besimin e madh dhe vendosmërinë e fortë për t’u zhvilluar në tregun kinez duke investuar dhe ndërtuar kantinë e saj në Kinë. Kompania ka ndërtuar gjithashtu fabrikën e saj të uiskit dhe qendrën e pritjes në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, sipas Hua.

Me rimëkëmbjen graduale të tregut pas Covid-19 dhe lulëzimin e “China Chic”, verërat kineze po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e verës dhe të kontribuojmë në përmbushjen e qëllimit të industrisë vendase për verën kineze: “Surprizojmë së bashku botën me kantinat lokale në Kinë”, shtoi ai.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.