Grupi i Kontaktit për Ukrainën, Peleshi: Rikonfirmuan mbështetjen
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën.
Peleshi ndau në rrjetet sociale momente nga ky takim, ndërsa theksoi se “së bashku me aleatët jemi të vendosur në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon”.
“Sërish së bashku me aleatët tanë, në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd J. Austin III për të rikonfirmuar mbështetjen diplomatike, politike, ushtarake, ekonomike dhe sociale për Ukrainën. Të vendosur në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë”, tha Peleshi.
Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), është një iniciativë e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, që mbledh së bashku aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe sfidat e sigurisë që duhen përballuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. /ATSH