Ibrahimaj-Luksic: Forcim i partneritetit Gjermani-Shqipëri në drejtim të zhvillimit inovativ
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim në Berlin, me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale, Oliver Luksic.

Ibrahimaj bëri të ditur se, në takim u diskutua mbi forcimin e partneritetit të përbashkët në drejtim të zhvillimit inovativ, por edhe për vazhdimësinë e ofrimit të mbështetjes për axhendën digjitale të Shqipërisë.
Ministrja Ibrahimaj ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë në forumin e organizuar nga Banka Botërore, mbi forcimin e legjislacionit të menaxhimit të borxhit sovran për të rritur transparencën.