Begaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kontribut në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike
Presidenti i Shqiperise zhvilloi nje takimi me Ali Ahmetin, Artan Grubin dhe Bujar Osmanin, gjatë punimeve të Forumit të Prespës për Dialog,
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi kontributin që shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e në veçanti liderët e tyre politikë, kanë dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Në takimin me Ali Ahmetin, Artan Grubin dhe Bujar Osmanin, gjatë punimeve të Forumit të Prespës për Dialog, Presidenti Begaj u shpreh se kontributi i tyre është një shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit.
Presidenti Begaj publikoi në rrjete sociale foto nga ky takimin, teksa shkroi se, “kontributi që shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut e në veçanti liderët e tyre politikë, kanë dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike është një shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit”.